PD kërkon heqjen e mandatin e Xhaçkës: Ka konflikt interesi! Mazhoranca: Vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë! Rama: Sulm i ulët personal! Ministrja: Pres e qetë institucionet

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kjo është mbledhja e dytë pasi e para u shty pas kërkesës nga deputetët e Partisë Socialiste për për më shumë kohë që të lexojnë fillimisht dokumentacionin e dorëzuar nga demokratët. Kujtojmë se vetë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave të opozitës, se bashkëshorti i saj i shpallur investitor strategjik nga qeveria, është në konflikt interesi. Sipas ministres bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike.

“Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Kjo është pika 3 e nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë e cila ishte edhe ‘sebepi’ i debatit të ashpër mes palëve në Komision. Demokratët, që janë edhe nismëtarët e kërkesës, thonë që është shkelur ky nen, ndërsa socialistët thonë që absolutisht nuk kemi shkelje të këtij neni, madje kanë kërkuar që të thuhet se si dhe sa ka përfituar ministrja. Në fund palët kanë rënë dakord që në mbledhjen e radhës të vijë dhe të dëgjohet edhe ministrja Xhaçka.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes, në godinën përballë reaguan për këtë ccështje edhe Kryeministri Rama dhe ministrja e Jashtme Xhaçka. Rama tha se ky është një sulm i turpshëm në nivel personal për ministren ndërsa nga ana e saj Xhaçka u shpreh se pret e qetë se ccfarë do të vendosin institucionet. 

Pjesë nga debati në Këshillin e Mandateve

Bushka: Pyetja që kam unë për nismëtarët: Si përfiton Olta Xhaçka referuar nenit 70 të Kushtetutës?

Bardhi: Kjo është pasuri e ministres dhe deputetes Olta Xhaçka. Neni 35 i konfliktit të interesit thotë se në rast se aksionet apo pjesë në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur ato konsiderohen njëlloj si të ishin në emrin e zyrtarit. Pra, ccdo aksion i bashkëshortit në rastin konkret konsiderohet si të ishte e Olta Xhaçkës. Ministrja ka 50% të fitimeve nga veprimtaria fitimprurëse lidhur me këtë pronë. Ministrja është duke kryer një veprimtari fitimprurëse me pasuri të shtetit.

Balla: Në eksperiencën 30-vjeçare të këtyre rasteve kërkuesit i janë referuar gjithmonë provave. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: A fituar znj. Olta Xhaçka 1 qindarkë dhe nëse po në ccfarë rruge e ka marrë? Në bankë, cash, kriptovalutë?

Bardhi: Një qytetar që shkon sot dhe merr bukën paguan 20% dhe Olta Xhaçka për të ndërtuar një hotel me 5 yje dhe për të marrë fitime paguan 5%. Këto janë lekë, para të munguara në buxhetin e shtetit. Sa i takon fitimeve unë nuk jam kontabilisti i Olta Xhaçkës. Do të presim se sa do të deklarojë vitin e ardhshëm. Të presim dhe të shohim. Di që ka marrë paga lufte. E rëndësishme është që po bën veprimtari tregtare në një pronë shtetërore.

Balla: Përgjigja e kërkuesve ishte e plotë, e qartë dhe që nuk kemi të bëjmë me parashikime e nenit 70 pika 3.  Pra, kërkesa juaj nuk është e bazuar në parashikimin e Kushtetutës. Në doktrinën e saj Gjykata Kushtetuese gjithmonë ka kërkuar vloerësimin e përfitimit. Ka ndodhu? Sa ka qenë? Dhe në rastin në fjalë përfaqësuesi i kërkuesve këtu tha se përfitimi do të ndodhë. Pra ende nuk ka ndodhur.

Bardhi: Përfitimi i pasurisë së një prone të shtetit nga ana e funksionari shtetëror, apo nga ana e deputetit nuk lejohet. Prona e shtetit ju dha 50% nga deputetja Xhaçka Nuk ka rëndësi që te xhepi i deputetit ka hyrë apo jo 1 qindarkë, rëndësi ka që deputeti ka përfituar pasuri shtetërore.

Bushka: Deputeti nuk rezulton në rastin konkret që të ketë në shfrytëzim një pasuri publike apo të ketë marrë një pronë shtetërore. Ne këtu jemi që të shqyrtojmë kushtetuetshmërinë e provës. Më thoni ku znj. Olta Xhaçka ka pasuri të shtetit apo përfiton nga pasuri e shtetit? Ky është ndalimi i vetëm që do të na vinte ne në lëvizje për t'ia çuar Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë dokument që ju keni paraqitur nuk rezulton emri i Olta Xhaçkës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Përfitoi para publike nga bashkëshorti si investitor strategjik? Xhaçka: Më thoni 1 cm tokë që ka marrë, pres vendimin e institucioneve

 

Ministrja Olta Xhaçka ka komentuar akuzat e opozitës se ka përfituar para publike nga bashkëshorti i saj si investitor strategjik. Xhaçka tha se po pret vendimin e institucioneve, duke theksuar se është e bindur që do flasin siç duhet.

“Nëse do më thonit një cm katror tokë publike, një lek para publike përfituar nga unë bashkëshorti do iu jepja përgjigjen nëse i kemi të ndara apo të përbashkëta. Ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që iu ka humbur tekst politik për 15 minuta fame të marri vëmendje në këtë konferencë që është mbledhur për zhvillime të rëndësishme, për ta bërë këtë spekulim pjesë të diskutimit a ka apo s’ka të drejtë një biznes privat të jap çadra në plazhin që nuk tjetërsohen që është pronë publike dhe ngatërroni. Unë në respekt të opinionit publik qëndrim tim e kam bërë të qartë më bëhet qefi ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, ky proces ka hyr në binarin e institucioneve dhe do pres institucionet të flasin dhe kam besim që do flasin siç duhet”, tha Xhaçka.

Ora 13:54
PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Rama: Sulme të shëmtuara personale ndaj ministres

 

Sulme të shëmtuara i ka cilësuar kryeministri Edi Rama, kërkesat e opozitës që t’i heqin mandatin Olta Xhaçkës. Sipas Ramës, këto janë sulme personale që deputetët e opozitës po bëjnë ndaj ministres.

“Ky diskutim nuk ka asnjë vlerë, përkundrazi është i shëmtuar në nivelin e sulmit personal ndaj ministres. Diskutim që ka një vlerë për investimet strategjike për të bërë një rishikim të gjithë kuadrit, se ka ndodhur që mori dhen1% lajmin se x-i kishte marrë x hektarë, ndërkohë x-i kishte marrë titullin nuk kishte plotësuar kriteret dhe x ishte zhveshur nga investitori strategjik”, tha Rama.  

Ora 13:45
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës u shpall investitor strategjik nga qeveria? Rama: Duket sikur i ka dhënë qeveria pronë private, por e ka si mijëra të tjerë në vijën bregdetare

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat se bashkëshorti i Olta Xhaçkës është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

"Lidhur me investitorët strategjikë, jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri. Mendoj që çdo vend ka nevojë për kampionët e vet, edhe në ekonomi. Kjo e të afërtve, e të afërmve është një këngë që e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që nuk do të ndalet e as nuk do të ndryshojë dot, aq më tepër në një vend si i yni. Dëgjoj lloj lloj broçkullash, lloj lloj shtrëmbërimesh e afërsish të imagjinuara. Do të doja të kishte edhe më shumë investitorë strategjik shqiptar por nuk ka. Investimet strategjike janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se proceset janë strikte.

Në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra subjekte, të cilët marrin në shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private dhe një nga këto mijëra subjekte është ky në fjalë. Tani çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Duhet të thuhej që meqë subjekti është i përbërë nga disa komponentë, njëri prej të cilëve bashkëshorti i ministres si mijëra të tjerë dhe ka një pronë private si mijëra të tjerë, nuk mund të marrë të shfrytëzojë plazhin përballë pronës private. Kjo duhej thënë? Nga mënyra se si diskutohet, duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ia ka dhënë bashkëshortit të një ministreje. Ndërkohë që këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetarë për mijëra shqiptare që kanë pronën e tyre, resortin e tyre dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private sepse si në të gjithë botën demokratike ose jo ku ekziston prona private, shteti ndjek këtë praktikë që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet.

Deri kur ne kemi filluar të merremi me vijën bregdetare, nuk ka pasur një pëllëmbë rërë ku njeriu mund të shkonte pa paguar. Uzurpim barbarësh pa pasur as prona private, as të drejta por duke iu dalë para atyre që kishin këto të drejta, duke degraduar e degjeneruar. Jo se sot është fushë me lule", tha Rama.

Ora 13:31
PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Rama: Nuk shoh asnjë problem në këtë furtunë në gotë, ta gjykojnë institucionet

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e PD për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës, pasi e akuzojnë se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

“Vesi del me shpirtin dhe këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë. Kurrë për fat të keq. Ne jemi shumë mirëpritës dhe mikëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta mesa duket nuk do ndryshojnë. Tërheqja zvarrë e kujtdo që u del përpara për të bërë linçime është një praktike që nuk do ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe rruga jonë është e përcaktuar, ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm që nuk jemi perfekt, kemi edhe ne të metat tona, ose do merremi me këta. E kam të qartë që do minutë e humbur për tu marrë me këta është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë fortunë në gotë. Megjithatë le ta gjykojnë institucionet”, tha Rama.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2022 02:05

    1)-Ligji nuk eshte i sakte,aty percaktohen vetem deputetet,jo te afermit,bashkeshortet,partneret,femijet brenda shtepise,prinderit brenda shtepise.2)- Perse nje investitor strategjik duhet te perfitoje siguri juridike,kaq te virgjer qenkan keta? 3)-Mendoj se kemi te bejme me nje abuzim ne perdorimin e shprehjes /strategjik/.Kur flasim per rezerva nafte,ose mineralesh radioaktive,o armesh te ngjashme, ose ari,themi jane rezerva strategjike.Kur vjen nje ndertues dhe ben investime ne fushat e mesiperme,ose te mbrojtjes,sigurise kombetare,etj,themi jane investitore strategjike.C'fare strategjike ka ne biznesin cadrave te plazhit e ranishteve ?!

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 01/07/2022 18:57

    Kjo eshte shfaqja e tagji(a)-tragji-komike e prodhuar nga Pseudo-Rilindja e kallepit: 'T.B., me origjine, fshatar i varfer' i Martaneshit..... shembelltyre ne germe e ne presje e asaj qe u kthye ne anekdote ne Tiranen e viteve '80: ku burri e zinte gruan me dashnorin ne dhomen e gjumit, ne krevat, te zhvshur po e po, ne akt e siper seksual, pra tradhti bashkeshortore, shkonte ne gjyq per ndarje (divorc) dhe gjykatesi 'i Partise' i perseriste ne menyre te deshperuar qe pervec sa me siper pershkruar, i gjori burre "...duhet te sillte FAKTIN, ... e pastaj cfare?, FAKTI ..., e c'e pastaj, ... FAKTI, KU ESHTE FAKTI ..." , deri sa 'i tradhtuari e i kryqezuari nga Gjykata e Partise e kapi e tha shprehjen lapidare: "FAKTI ISHTE BRENDA SHOKU/SHOQJA GJYKATESE!!!!!!!!!!!!!!!"

    Përgjigju
  • Tosi: 01/07/2022 14:28

    Diskutimi me lart i denje per ne SPAK. Si lende e japte per nje hetim korrupsioni. Terheq vemendjen argumentimi i Kryeministrit se baze per dhenien e prones publike eshte aksesi permes nje prone private ne vije bregdetare dhe se dhenia "strategjike" nuk eshte e ndryshme nga ajo per mijra shqiptare. Fundja pse u paska dashur nje legjislacion "strategjik" kur mijra shqiptaret e kishin tashme bazen ligjore??? Seriozisht nje bravo per Bardhin dhe Bushka qe e kane zene mat ministren mente korruptuar te te kryekorruptuarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës