Bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të Inter-it, Mauro Icardi rrezikon të përfudnojë në burg. Wanda është hedhur në gjyq nga ish-bashkëshorti i saj, Maxi Lopez, për shpërndarjen në rrjetet sociale të të dhënave personale, duke përfshirë edhe numrin e celularit të ish-burrit.
Sipas akuzës së bërë më 22 qershor të 2015-ës, bukuroshja argjentinase ka vendosur të publikojë në në rrjetet sociale të dhënat personale të ish-burrit. Zëvendësprokurori i Gjykatës së Milano-s, ka kërkuar katër muaj burg për bashkëshorten dhe menaxheren e kapitenit të Inter-it, Mauro Icardi.
Ndërkohë, avokati i Nara, Giuseppe di Carlo, ka kërkuar shfajësimin e klientes së tij, sepse “nuk ka asnjë provë përgjegjësie” të gruas. Vendimi i gjykatës do të jepet më 29 tetor.

Komente

