Wanda Nara akuzon Mauro Icardin për tentativë vjedhjeje dhe dhunë në familje

Wanda Nara akuzon Mauro Icardin për tentativë vjedhjeje dhe dhunë në familje

Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Wanda Nara ka bërë akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit të saj, futbollistit Mauro Icardi.

 Ajo akuzon Icardin për dhunë në familje dhe tentativë vjedhjeje. Sipas mediave argjentinase, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e ish-kapitenit të Interit në Buenos Aires, pas një vizite që Wanda kishte bërë për të takuar vajzat e saj, Isabella dhe Francesca.

Raportohet se Wanda sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Brazil me partnerin e saj të ri, dhe ka qenë tepër vonë kur ajo ka shkuar në shtëpinë e Icardit për të takuar fëmijët.

Sipas saj, pas një debati të ashpër mes çiftit, situata është përkeqësuar dhe ka pasur dhunë. Icardi nuk ka dashur që Ëanda të largohej nga shtëpia, por ajo ka arritur të marrë gjërat e saj dhe të largohej nga banesa.

Po ashtu Wanda pretendon se Icardi ka tentuar të vjedhë një shumë prej 70 mijë dollarësh nga ajo. Kjo ka shtuar tensionet mes tyre, pasi akuzat e Ëanda Nara kanë ndodhur pak pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale dhe familjare.

Mauro Icardi dyshohet të ketë marrë njoftimin për akuzat dhe është i detyruar të lejojë që Wanda të kthehet në shtëpinë e saj. Gjithashtu, ai duhet të paraqitet në gjykatë më 15 nëntor për seancën e parë të procedurës së divorcit.

Në një reagim të tij, Icardi ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si një ekzagjerim nga ana e ish-bashkëshortes së tij.

“Akuza për dhunë me bazë gjinore është një shpifje,” ka thënë ai, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë formë dhune.

Skuadra aktuale e Mauro Icardit, Galatasaray, ka lëshuar gjithashtu një deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën.

“Spekulimet për lojtarin tonë Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën. Lojtari (i cili së fundmi pësoi një dëmtim të rëndë në gju) po qëndron në Argjentinë dhe nuk ka asnjë lidhje me këto akuza. Ju lutemi mos u kushtoni vëmendje këtyre lajmeve që synojnë të lodhin atletët tanë,” thuhet në reagimin e klubit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës