Bashkëthemeluesi i OceanGate hedh poshtë kritikat për nëndetësen:Kushdo që operon në thellësi të oqeanit e di rrezikun

Bashkëthemeluesi i OceanGate hedh poshtë kritikat për nëndetësen:Kushdo që operon në thellësi të oqeanit e di rrezikun

Guillermo Söhnlein , bashkëthemelues i OceanGate,

Guillermo Söhnlein , një nga bashkëthemeluesit e OceanGate, ka hedhur poshtë disa nga akuzat e drejtuara ndaj kompanisë për sigurinë dhe certifikimin, në bordin e nëndetëses ku humbën jetën 5 persona.

Ai tha se ata që kanë komentuar sigurinë e Titanit, përfshirë regjisorin e filmit James Cameron , nuk ishin plotësisht të informuar.

"Njerëzit vazhdojnë të flasin për certifikimin me sigurinë dhe po injorojnë 14 vitet e suksesshme të  zhvillimit të nëndetëses ‘Titan", tha ai.

Mbi deklaratën e regjisorin të filmit James Cameron, Guillermo Söhnlein tha se nëndetësja i ka kaluar provat e saj të testimit.

“Çdo ekspert që mendon për këtë, duke përfshirë zotin Cameron, duhet të pranojë gjithashtu se ata nuk ishin aty për projektimin e nëndetëses, për inxhinierinë e nëndetëses, për ndërtimin e nëndetëses dhe sigurisht jo për programin rigoroz të testimit, të cilën nëndetësja e kaloi." tha  Söhnlein.

Söhnlein tha se aji që ndodhi shënon një humbje tragjike për komunitetin e eksplorimit të oqeanit, por kushdo që operon në thellësi të oqeanit e di rrezikun e operimit nën një presion të tillë dhe në çdo moment, shpërthime të tilla rrezikojnë jetën kujtdo në bord.

Ai shtoi se teknologjia dhe inovacioni mund të tejkalojnë rregulloren dhe zhvilluesit janë në pozicion më të mirë për të kuptuar rreziqet dhe për t'i minimizuar ato.

Söhnlein u largua nga kompania 10 vjet më parë, por ende ruan një aksion në pakicë, në OceanGate.


Lajmi kryesor:

Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor