Bashkia e Tiranës ka reaguar sot nisur nga diskutimet gjatë seancës plenare në Kuvend, lidhur me lejen e ndërtimit për pallatet nën Digën e Liqenit Artificial.
 
Bashkia sqaron se vendimi për dhënien e lejes është marrë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve (moratoriumi është vendosur në dt.22.08.2014, kurse leja në fjalë mban dt.14.10.2014).
 
Gjithashtu, Bashkia thekson se leja është dhënë edhe në kundërshtim me vendimin Nr.4 dt. 06.01.2015 i Komitetit Kombëtar të Digave, i cili ka miratuar edhe “Studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”, duke theksuar rrezikshmërinë e ndërtimeve nën Digë.
 
Bashkia e Tiranës publikon edhe lejen e pallatit të fjalë, i cili mban mban firmën e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
 
basha

Basha ka dhënë lejen pa pasur një Plan të Detajuar Vendor (PDV).