Zyra e Informacionit Turistik në Bashkinë Berat përfundoi fazën e parë të trajnimit 10-ditor për zhvillimin e guidave turistike.
Ky trajnim është hartuar pas interesimit të anëtarëve të komunitetit, të cilët kërkojnë mundësi biznesi në industrinë e turizmit.
Gjatë zhvillimit të trajnimit të plotë, pjesëmarrësit do të përfshihen në aktivitete dhe prezantime në lidhje me zhvillimin e bizneseve, historinë e Beratit, UNESCO, udhëzime për guidat, anglishtja për turizmin etj.
Bashkia Berat ka krijuar partneritet me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Qendrën Kombëtare të Muzeumeve, Bibliotekën Berat dhe Korpusin e Paqes për të ftuar lektorë të cilët janë ekspertë në temat e përmendura më sipër./ATSH/
/Shqiptarja.com