Bashkia denoncoi Bashën/ Zbardhet kallëzimi në prokurori i punonjëses së Qytetit Studenti

Bashkia denoncoi Bashën/ Zbardhet kallëzimi në prokurori i punonjëses së Qytetit Studenti

Bashkia e Tiranës denoncoi pasditen e sotme dhunën që kreu demokrat bashkë me katër shoqërues kanë ushtruar ndaj një prej punonjësve që kishte dezhurnin në godinën nr. 4 në Qytetin Studenti duke hyrë me forcë për të xhiruar një klip.

Kjo çështje tashmë ka përfunduar në prokurori ku ka nisur hetimi për dhunë. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, publikuar nga Bashkia, kreu demokrat Lulzim Basha sot pasdite rreth orës 18:45 min tek recepsioni ka hyrë me forcë në katin e 2 dhoma 217.

“Sot mbasdite kam qenë e planizuar turni dytë dhe e kam filluar në orën 15,00 deri 23:00 dhe rreth orës 18:45 min tek recepsioni kam vënë re një student fillimisht që po qëndronte aty  i cili quhet Xhesian Shazimani , i cili fle në katin e 2 dhoma 217. Ky student ka qëndruar aty rreth 5 min ka dalë jashtë godine dhe më pas ka hyrë ai me liderin e opozites Lulzim Basha dhe me disa persona të tjerë gjithsej rreth 6 apo 8 veta kanë hyrë pa më pyetur mua megjithëse unë ia kam kërkuar të ndalojnë pasi nuk lejohet me rregullore dhe ata me shtynë me forcë pasi ishin shumë persona. Unë u mundova t'i ndaloj, por ata vazhduan lart në katin e dytë tek dhoma 217, dhe unë i ndoqa nga pas dhe kur arrita tek dhoma në fjalë, personat u ulën në dhomë brenda dhe dy prej tyre nxorën kamerat dhe të asaj dhome ishin studentë të cilët e kishin përgatitur ambientin , kishin vendosur karriget gati për të bërë filmim ndoshta intervistë. Kam marrë në telefon në nr. 112 të policisë, më pas kam njoftuar me tel admistratorin e godinës”, thuhet në dëshminë që ka dhënë në prokurori punonjësja e dhunuar nga kreu demokrat së bashku me të rinjtë që e shoqëronin.

Dëshmia e recepsionistes së konviktit nr.4 në Prokurori


Lajmi kryesor:

Bashkia e Tiranës denoncon Bashën: Dhunoi recepsionisten në konviktin nr.4! PD publikon videon: Ja e vërteta


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë