Bashkia e Elbasanit shpall gjendjen
e emergjencës mjedisore

Bashkia e Elbasanit shpall gjendjen<br />e emergjencës mjedisore<br /><br>
Ndotja vazhdon të jetë e pranishme ne ish-komninatin metalurgjik. Ndryshe nga vite me pare ku mbartesi i vetem i ndotjes ishte vetem kompania Kurum tani ndotja vjen dhe nga bizneset e tjera ne ish kombinat.

Sipas banoreve ndotja eshte teper e madhe, vecanerisht ne oret e para te mengjesit e deri ne mesdite, oxhaqet e firmave private nxjerrin veçse pluhura dhe gazra ne atmosphere. Edhe pse është dhënë urdher qe ne oxhaqet e këtyre fabrikave te vendosen filtra pastrimi perseri firmat nuk i kane vendosur.

“Jo ka ndotje, por ka shumë, këtu  edhe njërëzit mezi marrin frymë. Të gjithë njerëzit këtu janë të sëmurë, neve e lajmë shtëpinë në darkë, çuditemi ne, kur ngrihemi në mëngjes tym i kuq çimentoja, po fryma jonë po mushkëria e njerëzve si është”-thotë një nga banoret e kësaj zone.

“Kur punojnë ata ka tym, kur nuk punojnë është qetësi.  Punojnë më turne, ku punojnë ata.Pluhrat, ambient në darkë për shëmbull kur nuk funksionojnë filtrat. Ka shumnë problem. Në darkë ka shumë ndotje, shumë tym del aty.Ndotje ka këtu, sa të duash nga pluhri që ka metalurgjia. Kush pot ë sëmshpërblen këtu” shprehen të shqetësuar banorët pranë zonës së metalurgjikut në Elbasan.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes së Këshilli Bashkiak të Bashkisë së Elbasanit e cila është mbajtur pasditen e djeshme, ky këshill ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik që ndodhet në periferi të qytetit. Anëtari i këshillit bashkiak Eugen Isai shprehet se zona e metalurgjikut është bërë e pa banueshme.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdi është shprehur se situate e ndotjes është emergjente dhe për këtë në zonën e metalurgjikut duhet të shpallet emergjencë mjedisore.

"Unë do të ftoja këshillin bashkiak që ne t’i drejtohemi ministrisë së Mjedisit, jo me një letër konstatimi, por me një ngritjen e një problem dhe shpalljen e asaj zone, si zonë e emergjencës civile për ndotjen e mjedisit. Ta bëjmë këtë dhe t’ia paraqesim qeverisë dhe sidomos ministrisë së Mjedisit"-thotë kreu i bashkisë së Elbasanit

Sikur të mos mjaftonte vetëm metalurgjiku një tjetër burim ndotës me përmasa alarmante në Elbasan është edhe impianti i ri i grumbullimit tê plehrave i cili në kohë të ndryshme gjatë ditës përhap erë mbytëse duke e bërë të pabanueshme lagjen "Skënderbej"

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?

Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?