Bashkia e Kavajës nis pastrimin e plazhit, Rama: Ikën plehra relike që la ish-kryebashkiaku

KAVAJË-Bashkia e Kavajës ka nisur pastrimin nga mbeturinat që kishin pushtuar plazhin e Golemit. Ky denoncim erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili teksa publikoi mesazhin e një qytetari, akuzoi ish-kryebashkiakun Isa Sakja se ka lënë pas dore qytetin për "kështjellën" e tij imagjinare.

"Vazhdon edhe falë pushuesve që nuk heshtin, çlirimi i zonës turistike të Golemit, nga plehrat që la pas si relike të lëvizjes antishtet, kryebashkiaku i Kavajës", shkruan Rama teksa publikoi foto nga aksioni i pastrimit.

Ndërkohë, në Rrogozhinë rreth 250 punonjës kanë pastruar ditën e sotme vijën bregdetare dhe zonën me pisha. Kryebashkiaku i ri e konsideroi si një masakër mjedisore atë çfarë ka konstatuar në ambjentet publike, të lëna nga paraardhësi i tij. Pastrimi i qytetit ka qenë një ndër detyrat e para që kanë bërë kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xll: 09/08/2019 16:43

    Me te drejte zona golemit mbushur kazanet plot dhe te hedhura rreth kazanit vinte makina per ta marre plehrat merrte te hedhurat ne toke dhe kazanet i linte plot dhe ikte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja