LEZHE- Heqja 20 për qind e grandit të qeverisë për shkak të borxhit që ka Bashkia e Lezhës ndaj kompanisë CEZ është kundërshtuar ashpër nga kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj. Ai sqaron se borxhi i cili i referohet kompania CEZ është për ndërmarrjen e ujësjellësit e cila nuk është marrë ende në administrim nga Bashkia e Lezhës.
Tushaj bën të ditur se i është drejtuar qeverisë shqiptare me një shkresë zyrtare për të mos hequr këtë shumë, pasi sipas tij është e padrejtë.
Ndërkohë që Tushaj ka denoncuar faktin se kompania CEZ ka një dëm prej 5 milion lekësh të reja ndaj Bashkisë së Lezhës për kabinat elektrike të cilat ndodhën në territorin e saj, për të cilën sipas tij do të hapë një proces gjyqësor.
“Sot kompania CEZ është kthyer në një kompani që kërkon të vjelë të ardhura nga një shërbim i munguar. Sot kompania CEZ vazhdon të dënojë në mënyrë kolektive komuna të tëra dhe fshatra për shkak se 10 abonentë nuk paguajë faturën. Qeveria shqiptare nuk duhet ta shkarkojë këtë përgjegjësi në qeverisjen vendore, kur nuk janë kapacitetet e duhura financiare. Debia që ka Ndërrmarja e Ujësjellësit ndaj kompanisë CEZ nuk është debi e Bashkisë së Lezhës, pasi për shkak të kostos së lartë Bashkia e Lezhës nuk e ka në administrim ujësjellësin e Lezhës”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.
Heqja e 20 milion lekëve të reja nga grandi për Bashkinë e Lezhës, pritet që të ndikojë negativisht në realizim e disa investimeve në këtë njësi vendore, ku tashmë dihet që edhe buxheti i bashkisë është në pikën më kritike të tij.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com