Bashkia e Shkodrës ‘dhuratë’ në
fund Vllaznisë, akordon 10 mln lekë

Bashkia e Shkodrës ‘dhuratë’ në<br />fund Vllaznisë, akordon 10 mln lekë
Në mbledhjen e fundit të Këshillit, Bashkia e Shkodrës i ka bërë dhuratën më të mirë ekipit të Vllaznisë duke kaluar fondin prej 10 milionë lekësh.

Fondi kalon në një moment të vështirë dhe është mbështetja e vetme për momentin, teksa ndodhet në udhëkryq dhe të vetmen gjë të sigurt që ka është trajneri, Zmijani.

Fondi do të përdoret në masën 75% për fazën përgatitore në Mal të Zi dhe pjesa tjetër për infrastrukturë.

Vllaznia ndodhet në të njëjtat ujëra si në edicionin e kaluar ku rrezikoi edhe rënien, në media është folur shumë për afrimin e disa biznesmenëve, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën