Banorët e një pallati të ndërtuar 15 vjet më parë me nr 1918, në lagjen 12 të Durrësit janë grumbulluar përpara bashkisë së Durrësit në formë proteste sot më mëngjes.
Ata pretendojnë se pallati ku ata banojnë nuk i është nënshtruar proçedurave të plota për të pasur një vlerësim real të dëmeve të shkakruara nga tërmeti i 26 nëntorit vitin e shkuar. Banorët thonë se vetëm akti i konstatimit është i pamjaftueshëm për të arritur në konkluzionin përfundimtar të gjendjes së pallatit të tyre.
Ata kërjojnë ekspertizë të thelluar nga ana i Institutit të ndërtimit.
"Arsyeja e grumbullimit këtu është siguria jetëve tona. Në akt ekpsetizën e bërë thuhet në fund se ka nevojë për një rivlerësim tjetër i cili akoma nuk është bërë akoma. Nga tre grupet e inspektimit që kanë ardhur asnjë s'ka thënë diçka të ngjashme me tjetrin.
Unë kërkojë që para se të fus fëmijët e mi në apartament të jem i sigurtë që mban. Bashkia na ka thënë se një problem i tillë nuk ekzsiton sepse vendimi është marrë dhe pallati është shpallur i banueshëm. Do bëhen riparimet e tyre, që janë stukime dhe jo një shembje të murave që kanë nevojë për t'u shembur. Situata nuk është aq e lehtë siç e mendojnë këta të bashkisë,"-shprehet një protestues banor i pallatit.
Ndërkohë një tjetër deklaron: "Ne i kërkojmë bashkisë të marrë kosnideratë shqetësimin tonë. Jemi një pallat prej 60 familjesh dhe praktikisht është shpallur i pabanueshëm. Nga ekspertët e bashkisë është kërkuar analizë e detajuar e strukturës së pallatit dhe gjithashtu studim gjeologjik. Kjo akoma nuk është bërë. Gantet janë sa për të kaluar rradhën. Në gjykimin tonë pallati po shembet."
Në bashki ju kanë thënë se pallati i tyre është dëmtuar në shkallën DS3 dhe i kanë ftuar banorët që të aplikojnë dhe të marrin dëmshpërblimin për të riparuar dëmet. Banorët nga ana e tyre nuk i janë përgjigjur thirrjes dhe deklarojnë se do të vazhdojnë të kërkojnë ekspertizë të thelluar deri në kryeministri.
Zoterinjte e institutit te ndertime ve ne Tirane qe bejne vlersimin e demeve nga termeti JANE NJE TUFE DALLAVEREXHINJSH TE LIDHUR ME POLITIKANE TE KORRUPTUAR DHE HAJDUTE PREFESIONISTE DO VIJE DITA QE KETA INXHINJERE NE THONJEZA DO JAPIN LLOGARI NJE ME NJE PER DEMET KOLOSALE QE I KA SHKAKTUAR KESAJ PJESE TE POPULLATES TE DEMTUAR NGA TERMETI. TE KENI TURP O MASKARENJ ME VENDIMET QE KENI MARRE
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.3%
Të gabuar
68.2%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike