Bashkia e Tiranës merr çmimin
“Institucioni Inovativ i Vitit”

Bashkia e Tiranës merr çmimin<br />“Institucioni Inovativ i Vitit”
Projektet inovative të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë vitit këtij viti janë vlerësuar nga Infocom Albanian Telecom me çmimin “Institucioni Inovativ i Vitit”. Çmimi i është dorëzuar sot përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, gjatë forumit të mbajtur nga Infocom Albanian Telecom.

 Projekti që është vlerësuar nga ekspertët e teknologjisë si risi për institucionet shqiptare është aplikacioni Tirana Ime, nëpërmjet të cilit qytetarët e Tiranës raportojnë problematikat që vërejnë në qytet dhe Bashkia përgjigjet me rregullimin e tyre.

 Gjatë konferencës që zhvillohet për të shtatin vit radhazi, kompanitë lider në treg që ofrojnë shërbime apo produktet janë vlerësuar me disa çmime për kontributin e dhënë në zhvillimin e tregut. Komiteti Organizativ i Infocom Albania 2016 pas vlerësimit të kryer për performancën e institucioneve shqiptare për sa i përket zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit, vendosi që Bashkia e Tiranës të marrë çmimin për risitë inovative të sjella për këtë vit. Çmimi për Bashkinë është tërhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik, Enkelejd Musabelliu.

Forumi është organizuar nga Protik Inovation Center. Një prej inovacioneve teknologjike të Bashkisë së Tiranës që është vlerësuar më së shumti ka të bëjë me aplikacionin “Tirana ime”. Në këtë program që mund të shkarkohet nga cilido që ka një telefon të mençur mund të gjenden shumë informacione mbi trafikun në kohë reale, vendet e parkimit, institucionet, linjat e autobusëve dhe detaje të tjera mbi qytetin. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit