Bashkia e Tiranës, një arterie
e re i shtohet kryeqytetit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet e nisura në disa rrugë të Tiranës, mes të cilave edhe rrugën “Hasan Sufa”, një aks i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut në qytetin e Tiranës dhe reduktimin e nivelit të ndotjes. Punimet në këtë segment rrugor që lidh Unazën, bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi” kanë hyrë në fazën përfundimtare.
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet e nisura në disa rrugë të Tiranës, mes të cilave edhe rrugën “Hasan Sufa”, një aks i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut në qytetin e Tiranës dhe reduktimin e nivelit të ndotjes. Punimet në këtë segment rrugor që lidh Unazën, bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi” kanë hyrë në fazën përfundimtare.
“Sot ka nisur mbjellja e pemëve përgjatë gjithë segmentit rrugor. Zonat e gjelbra do të shtrihen dhe në hapësirat midis godinave të banimit, ku do të vendosen edhe stola për banorët. Paralelisht po punohet edhe për heqjen e mureve rrethuese, gardheve apo telave të vendosur përgjatë kateve të para të pallateve.
Rruga ka një gjatësi prej 312 metrash dhe një gjerësi prej 15 metrash. Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi me gjerësi 2 m dhe trotuarët në të dy anët e rrugës do të kenë gjerësi 2,5 m. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe është ndërtuar i gjithë rrjeti i nevojshëm i ujësjellës-kanalizimeve.
Bashkia e Tiranës u ka lënë afat deri të martën kompanive që kanë vendosur kabllot ajrore përgjatë rrugës “Hasan Sufa”, të bëjnë zhvendosjen e tyre, në të kundërt do të jenë punonjësit e Bashkisë që do i zhvendosin ato.
Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimet. Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar të gjithë familjet, shtëpitë e të cilëve u prishën për ndërtimin e kësaj rruge. Për të përmirësuar sa më shumë qarkullimin, do të ndërhyhet edhe në urën mbi Lanë, tek zona e Brrylit”, thuhet në deklaratën për mediat të Bashkisë së Tiranës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 6013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47