“Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, thuhet në relacion.
(Palmat e thara në autostradë)
Projekti “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar do t’i kushtojë bashkisë 333.8 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro.
Nga të dyja anët e autostradës do të mbillen pisha të buta, të cilat janë të përshtatshme me mjedisin dhe do të ndikojnë në uljen e zhurmave.
(Pishat e buta me të cilat do të zëvendësohen palmat)
Palmat të cila u mbollen disa vite më parë nuk arritën t’i mbijetonin kushteve atmosferike dhe për pasojë ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës për lëvruar një fond të posaçëm për të sjellë bimë të tjera të llojit pishë, të cilat përmirësojnë ndjeshëm, klimën dhe ndihmojnë në uljen e ndotjes dhe eliminimit të zhurmave nga të dyja anë të e segmentit të autostradës.
Sipas njoftimit të bashkisë së Tiranës një ndër problematikat kryesore është dhe mungesa e ujitjes së bimësisë në këtë pjesë, por tashmë do të përdoret një mënyrë tjetër për të zgjidhur formën e ujitjes së bimëve dhe kjo do të rigjenerojë dhe do t'i japë jetë segmentit me rivitalizimin e bimësisë.
Bashkia shpjegon se për të siguruar fondin në fjalë, janë marrë fondet për ato artikuj ku është realizuar plani më pak në periudhën 10 mujore. Bashkia thekson se kjo arterie rrugore do të ridimensionohet dhe do të sjellë një pamje krejtësisht të re.



(Relacioni i Bashkisë së Tiranës për zëvendësimin e palmave)
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







