Bashkia e Tiranës do të përdorë pronat e saj për më shumë banesa sociale

Bashkia e Tiranës do të përdorë pronat e saj për më shumë banesa sociale

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Bashkia e Tiranës vjen me një ide inovative për të shfrytëzuar edhe ato prona të saj që janë amortizuar e minimizuar me kalimin e viteve. Sipas një projektvendimi që pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme, më pas do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për t’u shfrytëzuar për programe të ndryshme sociale, si banesa me bonus qeraje për familjet në nevojë apo pika shërbimi për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë nesër projektvendimin “Për përcaktimin e procedurës për negocimin me partnerët privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjeve të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”.

Kjo nismë do të bëjë që pronat në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por që aktualisht janë ngrehina apo objekte të pashfrytëzuara, do të mund të zhvillohen se bashku me ato private kufitare si cdo pronar tjeter qe merr pjese ne zhvillim, të cilët në përfundim të projektit, do t’ia kalojnë sërish të njëjtën sipërfaqe prone Bashkisë së Tiranës, por tashmë të zhvilluar dhe të gatshme të përdoret për banesa sociale, biblioteka zyra pune, pika shërbimi për qytetarët etj.

Përmes kësaj formule, Bashkia e Tiranës do të marrë mbrapsht të njëjtën sipërfaqe të pronës së mëparshme, para se ajo të zhvillohej, por njëkohësisht do ta shfrytëzojë pronën e saj pa asnjë kosto.

Bashkia e Tiranës zotëron një numër të madh pasurish të paluajtshme, ku një pjesë e tyre kanë nisur të degradohen dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë komunitetit dhe interesit publik të qytetit dhe qytetarëve, por janë kthyer në një potencial rreziku për jetën e tyre, për shkak të amortizimit të madh që kanë pësuar ndër vite.

Pavarësisht faktit se Bashkia e Tiranës është pronarja më e madhe në qytet, për çdo vit buxhetor ka një faturë financiare tejet të konsiderueshme në lidhje me programet sociale që ajo ofron në ndihmë të qytetarëve që e kanë të pamundur që të sigurojnë një ambient banimi për vete dhe familjen e tyre, sipas kushteve të tregut.

Hyrja në këtë marrëdhënie kontraktuale me zhvilluesit privat, në ato prona që ofrojnë potencial zhvillimi në kuadër të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në favor të Bashkisë së Tiranës, është një mjet i mirë që këto sipërfaqe më pas të vendosen në dispozicion të programeve sociale dhe plotësimit të nevojave të Bashkisë Tiranë për mjedise.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin