Bashkia e Tiranës i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për dy lagje në kryeqytet

Bashkia e Tiranës i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për dy lagje në kryeqytet

Punonjësit e UKT

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë këtë javë në dy lagje të ndryshme të kryeqytetit për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm të banorëve.  Nga sinjalizimi i marrë për humbje uji në rrugën e “Durrësit", grupet e terrenit ndërhynë menjëherë për ta eliminuar. Tashmë banorët e rrugës së “Durrësit” pranë Ministrisë së Arsimit do të kenë një furnizim normal me ujë të pijshëm.

Ndërkohë, një tjetër investim është dhe ai për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi në rrugën “Nikollë Kaçorri” në kryeqytet, si dhe u bë ndërprerja e linjës së vjetër që furnizonte banorët e zonës. Tashmë linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston