Investime në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në tre lagje të kryeqytetit

Investime në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në tre lagje të kryeqytetit

Një investim i ri në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm po merr jetë në zonën ndërmjet rrugës "Viktor Eftemiu" dhe "Preng Bibë Doda". Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit.

Një sinjalizim nga ana e banorëve në numrin pa pagesë 08004488, bëri të mundur dhe eliminimin defektit. Në Blv. “Zhan D’Ark” dhe tek “Liqeni i Thatë” punonjësit e  UKT u kujdesën që mëngjesi ta gjejë rrugën të sistemuar dhe komuniteti në këto dy zona të ketë furnizim normal të ujit të pijshëm.

Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Verona fatale', Fonseca pranë shkarkimit! Milan mendon për dashurinë e vjetër

'Verona fatale', Fonseca pranë shkarkimit! Milan mendon për dashurinë e vjetër