TIRANE- Qindra familje që trajtohen me bonus qiraje prej 4 muajsh nuk po marrin lekët nga Bashkia e Tiranës. Një qytetar është ankuar pranë zyrave të “Shqiptarja.com”, se lekët që duhet të merrte çdo muaj nuk i jepen nga njësia bashkiake nr.10.

Qytetari C.N u shpreh për gazetën se u janë drejtuar shumë herë zyrave të njësisë bashkiake dhe Bashkisë së Tiranës por në asnjë rast nuk po gjejnë zgjedhje. “Kam që në muajin janar që po endem nëpër zyrat e Bashkisë së Tiranës por nuk më japin lekët. Më parë merrnim bonuesin e qirasë deri në datën 10, por që nga janari nuk kemi marrë asnjë lekë”, - u shpreh qytetari C.N për shqiptarja.com, i cili theksoi se ky nuk është rasti i parë që u vonohen lekët.