Bashkia e Tiranës mbjell 100 pemë të reja në parkun linear te Lumi i Tiranës

Bashkia e Tiranës mbjell 100 pemë të reja në parkun linear te Lumi i Tiranës

Së shpejti, Tirana do të ketë përfunduar të gjithë projektin e Unazës së Madhe, ndërtimi i së cilës jo vetëm lehtëson qarkullimin e automjeteve, duke zgjidhur problemin e trafikut, por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave ku kalon.

Nga zona e Lumit të Tiranës, ku iu bashkua aksionit për mbjelljen e 100 pemëve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë të nisjes së punës për projektimin e pjesës së Unazës së Madhe, nga Tufina deri tek rrethrrotullimi “Shqiponja”.

“Ka filluar projektimi nga Tufina deri tek “Shqiponja”, për t’u siguruar që edhe gjysma këtej lidhet me Unazën e Madhe dhe punën që ka filluar tek Astiri. Besoj që për këtë mandat nëse mbarojmë këto punë të mëdha të Tiranës, siç janë Bulevardi, Bregu i Lumit, dhe të fillojë edhe ky segment i Unazës, siç ka filluar tek Astiri, realisht do të kemi një qytet ku nuk do banalizohet diskutimi duhet apo s’duhet kemi rrugë, duhet apo s’duhet të kemi teatër. Pyetja është: Do t’i bëjmë me sherr e me shamata, apo do i lejojmë të punojmë në një qytet ku jetojmë të gjithë, si të majtë e si të djathtë, e ku kemi vendosur që të rrisim fëmijët tanë”, tha Veliaj.

Projekti parashikon hapësira të gjelbra për qytetarët, trotuare, sistemimin e shtratit të Lanës, si dhe ndërtimin e disa veprave të artit. Paralelisht, do të vijojë puna edhe me pjesën e Bulevardit të ri,  ku do të zhvendosen disa prej institucioneve dhe kompanive më të rëndësishme.

 “Do të vazhdojmë me investimet në Bulevardin e Ri. Disa nga bankat, hotelet apo kompanitë e sigurimit që kanë kërkuar leje për t’u zhvendosur tek Bulevardi i Ri, do t’i marrin ato. Pra, kantieri i Tiranës do të zhvendoset në periferi, do të përkthehet në vende pune për këtë komunitet; do të ketë nevojë për mijëra vende pune që do të duhet të zhvillojnë atë që e quajmë zona Fin-Tech e qytetit të Tiranës, me zhvillimin e Bulevardit të ri”, theksoi Veliaj.

Duke folur për aksionin e nisur për mbjellje e pemëve të reja, kryebashkiaku u shpreh se ky është momenti për të hyrë në histori si gjenerata që  transformoi edhe pjesën veriore të qytetit.

“Duke filluar që në ditët e para të shekullit tonë të dytë me punë konkrete, dhe duke sjellë më shumë gjelbërim, më shumë pastrim, duke ruajtur të gjitha këto terrene publike që janë tek zona e Bregut të Lumit, besoj që do hyjmë në histori si gjenerata që e rriti Tiranën në anën tjetër, në pjesën veriore, aty ku ka pasur më pak zhvillim, aty ku fjala Bregu i Lumit ishte fjalë e keqe, aty ku informaliteti me mungesë investimesh prej shumë kohësh e kishte lënë zonën në harresë. Sot jemi dita me natën”,  nënvizoi ai.

E gjithë zona e Bregut të Lumit është transformuar, duke eliminuar jo vetëm një rrezik permanent sa herë binte shi për 4 njësi, por duke e kthyer atë edhe në një mundësi zhvillimi.

“Mbaj mend vitin e parë dhe të dytë, Bregu i Lumit ishte sinjal alarmi sa herë që përmendej, sepse tregonte që lumi kishte dalë dhe përmbyste o Njësinë 4, 8, 9, ose 11. Sot duke filluar nga Ura e Babrrusë, deri tek Ura e Institutit Bujqësor, lumi ka tre brigje, pra sipas nivelit të përmbytjeve njëherë në kaq vite, për të pasur një mbrojtje të gjithë banorëve. Sot lumi nuk shihet si kërcënim, por si mundësi”, shtoi Veliaj.

Tashmë, qytetarët kanë edhe një park linear përgjatë këtij lumi, nga zona e Babrrusë deri në Institutin Bujqësor, ndërsa janë krijuar edhe miniparqe.

“Kemi shansin që të kemi jo vetëm një lumë më të sigurt, por një lumë që shërben si park linear, nga Babrruja deri në Institut Bujqësor, dhe duke vazhduar me këto parcelat 100 e 100, secila lagje, secila kuartallë, do të ketë praktikisht parkun e vet. Sot nuk luftohet me pushkë, nuk kërkohet që të përleshemi me armikun, sot duhet të përleshemi me injorancën, me padijen, me ndotjen, me vandalizmin. E vetmja mënyrë sesi mund ta bëjmë këtë është me shembull personal, jo me predikime”, deklaroi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klajdi: 18/02/2020 16:29

    O ERION QE TE MBJELLESH PEME DUHET TE GJESH TOKEN,,,KU KA mbetur toke e lire ne tirane,,,eshte mbushur me locale,,kacolle- dyqane,,tregje qensh ku sheshin fruta -perime e rroba,problem jane dhe shtesat ne rreze te pallateve ekzistues duke zene lulishtet para pallateve ,kjo eshte e dukshme tek pallatet e reja perballe fakultetit te ndertimit, ,,eshte bere Tirana si nje hale e mbushur me maloke e katundare qe nuk kane piken e kultures e trurit qe sillen neper tirane duke e bere pis kete ish -qytet te paster,,,tek qyteti student eshte bere nje katrahure e madhe me ndertime lokalesh -hotelesh Brenda teritorit te konvikteve duke I marre frymen konvikteve,,,po aty duhet te largohet stacioni furgonave ,,,aty kane qene fusha basketbolli qe I sherbenin studenteve,,,,duhen shembur nja 500 ndertesa aty,,,vepro erion veliaj se na mbyten zgjebsat e ZDROMSAT......

    Përgjigju
  • Majlinda: 17/02/2020 02:07

    Ke te drejte erion ,,SOT NUK LUFTOHET ME PUSHKE POR ME DIJE KUNDER VANDALIZMAVE,,,DUHET TE ZGJATET BULEVARDI I RI DHE ME 10 KM TE TJERA E SHOQERUAR ME NDERTESA TE REJA PUBLIKE APO PRIVATE,PARQE ETJ,,A NUK ESHTE VANDALIZEM PER TIRANEN,KAMZA,,PASKUQANI,,MENDOJ SE ATY DUHEN SHEMBUR 70% TE NDERTESAVE....PAS 1990 E DEMTOI TIRANEN,,DHE VLERESOJ PUNEN TENDE ERION DHE TE PS PER KURIMIN E SHQIPERISE NGA PLAGET QE HAPI INJORANCA E ARDHUR ME PARRULLEN TOKE E XANUN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot