/ATSH- I. Vata/-Bashkia e Tiranës po zbaton një vizion të ri për përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet, rikualifikimin urban të blloqeve të banimit, duke sjellë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, parqeve, gjelbërimin dhe hapsirat e përbashkëta publike.
Në fokus të këtij projekti është gjelbërimi dhe sistemimi i hapësirave publike në lagjet e qytetit, tashmë të lënë në harresë, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo i cili prezantoi sot projektin e ri Projekti, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, që po realizohet në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Co-PLAN, Universitetin POLIS dhe qytetarët dhe mbështetet nga Ambasada Amerikane është "Aktivizma Urbane për Demokraci Qytetare".
"Ky projekt do të shtrihet edhe në hapësira të tjera të Tiranës dhe së bashku me investimet e Bashkisë do të kemi shumë shpejt hapësira të përbashkëta që do u shërbejnë banorëve. Në këtë shesh të bukur mes pallateve do desha të falënderoja në radhë të parë Co-Plan, komunitetin e të gjithë banorëve të pallateve të cilët në bashkëpunim edhe me ndihmën modeste të Bashkisë së Tiranës ka realizuar që ky shesh i përbashkët i hapësirave tona ku jetojmë çdo ditë, nga një shesh që krijonte vetëm zhurmë, ndotje, rrëmujë, pse jo edhe konflikte mes banorëve është kthyer në një hapësirë të gjelbër, hapësirë rekreative model. Është ky rasti për të promovuar këtë model shumë të mirë bashkëpunimi që të themi të drejtën ne pak e gjejmë në Tiranën tonë sot", tha Bozdo.
/Shqiptarja.com