Bashkia e Tiranës nis punimet për rehabilitimin e një blloku të ri banimi në Laprakë, shesh i ri kreativ për banorët

Bashkia e Tiranës nis punimet për rehabilitimin e një blloku të ri banimi në Laprakë, shesh i ri kreativ për banorët

Në pamje punimet për ndërtimin e lulishtes tek rruga "Pandi Dardha"

Banorët e Laprakës do të kenë një lulishte të re për të kaluar disa momente çlodhëse. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e  lulishtes tek rruga "Pandi Dardha" por jo vetëm, e cila do të transformojë tërësisht bllokun e banimit që më parë ka qenë i mbushur me inerte apo i zaptuar nga parkingjet private.

Punimet për ndërtimin e  lulishtes tek rruga "Pandi Dardha" )

Sipas projektit do të ndërtohet një shesh rekreativ për të gjitha moshat, ku hapësira do t’i dedikohen jo vetëm këndeve për fëmijë, por edhe grupmoshave më të rritura të cilët do të kenë mundësi që të qëndrojnë pranë gjelbërimit.

( Punimet për ndërtimin e  lulishtes tek rruga "Pandi Dardha")

Ndërhyrja në këtë bllok pallatesh parashikon dhe ndërtimin e trotuareve, sistemimin e parkingjeve mes pallateve, ndriçimin e tyre dhe vendosjen  e të gjithë sinjalistikës së nevojshme duke rritur sigurinë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur vendosmërinë që çdo lagje e kryeqytetit të ketë një kënd lojërash dhe hapësira çlodhëse për më të rriturit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja