Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve.  Ndërmarrjet e Bashkisë po vijojnë me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e sipërfaqes  1000m2 në bllokun e pallateve tek Rr. "Pandi Dardha".

Deri më tani, falë kësaj ndërhyrje është bërë i mundur rikonstruksioni dhe sistemimi i të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve. Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë, për të mundësuar lëvizjen e lirshme të personave me aftësi të kufizuar, si dhe karrocave me fëmijë, bën me dije zyra e shtypit pranë Bashkisë Tiranë.

Rehabilitimi i bllokut në Laprakë

 

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndërtimit të rrugicave pedonale mes shesheve.

Gjithashtu, po punohet për vendparkimet për automjetet, ndriçimin dhe për gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.