Bashkia e Tiranës prish ndërtim
pa leje te Komuna e Parisit

Bashkia e Tiranës prish ndërtim<br />pa leje te Komuna e Parisit
TIRANË -  Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur sot një shtesë kati të një pallati 7-katësh  në zonën e ”Komunës së Parisit”, në njësinë bashkiake nr.5. 
 
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës garanton të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve. Një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Tiranës, për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje.
 
Ndërkohë, Inspektoriati Ndërtimor u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës, të denoncojnë çdo objekt të paligjshëm, duke i vënë fre në këtë mënyrë çdo ndërtimi pa leje të bërë në territorin e bashkisë së Tiranës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator