TIRANË- I. Vata/-Bashkia e Tiranës nëpermjet një deklaratë për mediat, ka shënjestruar kryeministrin per kritikat ndaj Bashkisë "në emër të interesave të paligjshme",
"Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër pronë publike. Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër të parkut të Liqenit, por ruan kompleksin e pishinave dhe kompleksin sportiv si dhe kthen 20 mijë metra katrorë nga pronë private në hapësira publike, në përputhje me rregullat e planit urban të Tiranës", thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës. /ATSH/