Bashkia e Tiranës rikthen pas 2 vitesh Natën e Bardhë! Veliaj: Tradita vazhdon... Më 29 Nëntor, 6 lokacione, 6 aktivitete 

Bashkia e Tiranës rikthen pas 2 vitesh Natën e Bardhë! Veliaj: Tradita vazhdon... Më 29 Nëntor, 6 lokacione, 6 aktivitete 

Foto e shkrepur nga festat e kaluara të Natës së Bardhë

TIRANË- Bashkia e Tiranës rikthen traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe pandemisë që mbylli botën mbarë gjatë vitit 2020, kryeqyteti shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zbulon se këtë vit festa e 29 Nëntorit do të ketë 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve. 

“Tradita vazhdon... Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë: 6 lokacione, 6 aktivitete,” shkruan mes të tjerash Veliaj.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku janë planifikuar aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk do të mungojnë surprizat dhe organizimet për fëmijët këtë vit në Tiranën e Bardhë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë