TIRANE - Bashkia e Tiranës ka ndërmarë shembjen e një objekti biznesi privat të ndërtuar pa leje pranë Bllokut Quintash Laprakë.
Pjesa shtesë e ndërtimit pa leje është bërë kryesisht natën. Sipas drejtorit të Inspektoriatit ndërtimor Florenc Hoxha ky është një angazhim për të mos lejuar shkeljen e ligjit.
Po sipas Hoxhës masa të tilla do të ndërmerren edhe për cdo objekt tjetër të ndërtuar pa leje brenda unazës së Tiranës për ta kthyer atë në gjendje fillestare.
Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka ndërmarrë së fundmi edhe aksionin për prishjen e një ndërtimi pa leje pranë Korpusit Universitar.
Hoxha u ka kërkuar qytetarëve të mos ndërmarrin veprime të tilla, pasi forca e ligjit do të veprojë mbi to.
(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com