TIRANË- Një tjetër lagje në kryeqytet i është nënshtruar rehabilitimit të plotë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar mëngjesin e sotëm foto nga puna që po bëhet për asfaltimin e rrugëve në zonën e Freskut në Tiranë, një zonë që njihet për ndërtimet e shumta kryesisht pas viteve ’90.
“Mirëmëngjesi, nga super ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve që u kujdesën për infrastrukturën rrugore, në zonën e Freskut”, shkruan Veliaj. Mjetet e Bashkisë kanë bërë asfaltimin e rrugëve të kësaj lagje, duke plotësuar një kërkesë të banorëve. Krahas asfaltit, rrugët janë dhe me trotuare dhe me ndriçim. Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar se Bashkia do të ndërhyjë në mënyrë kapilare në çdo lagje”, shkruan Veliaj.