Bashkia e Tiranës vijon punën për t’i ofruar banorëve shërbime. Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, kanë finalizuar një tjetër investim në rrjetin ujësjellës, duke shënuar një hop cilësor në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Falë këtij investimi, linja e re e shpërndarjes së ujit të pijshëm i jep zgjidhje problematikave dhe shërbimit në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, në rrugën “3 Dëshmorët”.
Komento