Bashkia Gjirokastër në ndihmë të biznesit: Bileta falas për guidat në muze, falje e taksës së ndriçimit dhe pastrimit (VIDEO)

Pandemia bllokoi bizneset dhe turizmin në të gjithë vendin duke krijuar ngërç ekonomik. Në Gjirokastër, biznesi në pazarin karakteristik të qytetit është bllokuar pasi në vend nuk ka asnjë turistë të huaj dhe vendas, me të cilin qyteti ka përfitimet më të mëdha ekonomike. Në një intervistë për Report Tv, përfaqësuesja e Bashkisë Gjirokastër, Loena Bakuli tha se janë marrë disa lehtësime për bizneset dhe operatorët turistik për këtë situatë pandemie, duke falur disa taksa dhe ofruar bileta falas për guidat në muze.

'Jemi në fazën e hapjes në nivel kombëtar dhe bashkia është duke projektuar një strategji për rimëkëmbje ne e ekonomisë. Lehtësim i pagesës së taksave nga 1 mars-30 prill mbi tarifën e ndriçimin dhe pastrimit që të mos paguhet për këto dy muaj, dhe ambientet me qira në administrim të bashkisë do u falet qiraja. Gjithashtu bashkia Gjirokastër ka vendosur që të lidhet me operatorët turistikë dh të ofrojë falas biletat në vizitat në muze apo qendra të ndryshme kulturore duke u integruar në guida të ndryshme", tha Bakuli.

Përfaqësuesja e bashkisë Loena Bakuli tha se problem janë dhe anulimi i prenotimeve për shkak të pandemisë që ka qenë në masë të lartë 60-70 %.

"Anulimi i prenotimeve janë të larta 60-70 % në hotele dhe bujtina. Pritshmëritë ishin të larta këtë vit, por për shkaka të situatës turizmi do ndikojë shumë në ekonominë e qytetit", tha Bakuli. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën