Bashkia i jep "Çelësin e qytetit"
eurodeputetit Gianni Pitella

Bashkia i jep "Çelësin e qytetit"<br />eurodeputetit Gianni Pitella
Gianni Pittella, kreu i social demokratëve në Parlamentin Evropian është nderuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës me “Çelësin e Tiranës”.Në një mbledhje të veçantë të këshillit, Pittella u vlerësua për ndihmën e dhënë në procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë ceremoni, mungonin këshilltarët e djathtë. Zv.kryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali në fjalën e saj tha se “çelësi simbolizon lirinë e tij në Tiranë”.
Në fjalën e rastit të mbajtur nga Pittella, ai u shpreh se, “Tirana është pasqyrë e Evropës dhe e diversitetit të saj”.

Ish-zv.presidenti i PE-së tha më tej se, “e ardhma e Shqipërisë është BE” dhe se ka mbajtur këtë pozicion edhe në kohëra të vështira kur askush nuk vinte bast për këtë vend.
“Kjo vjen për mbindjen time për të ardhmen e vendeve si Shqipëria dhe shqiptarëve. Jo rastësisht quhet vendi i shqiponjave, vend me njerëz me kurajë dhe vend me male. Një vend me një histori të vështirë”, tha Pittella.

Fjala e Nënkrytares së Bashkisë të Tiranës, Brunilda Paskali
Më lejoni që të hap këtë ceremoni të thjeshtë por që ka një kuptim të madh jo vetëm për ne që jemi të pranishëm sot në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës por edhe për shumë të tjerë që nuk munden të na bashkoheshin dot në këtë event.
 
Jemi mbledhur për të nderuar një mik, që dua ta theksoj, nuk është vetëm mik i Tiranës, por është mik i të gjithë shqiptarëve, z. Gianni Pittella.
 
Shumë prej nesh kanë patur rastin ta njohin nga afër zotin Pittella dhe të bashkëpunojnë me të. President i Grupit Socialdemokrat dhe Socialist në Parlamentin Europian që prej korrikut 2014, anëtar i Parlamentit Europian që prej vitit 1999, zv. President i Parlamentit Europian nga viti 2009 deri në 2014, anëtar i Partisë Demokratike Italiane, autor i shumë librave, veçanërisht me tematike mbi të ardhmen dhe sfidat e projektit Europian etj,.
 
Lista është e gjatë, por mendoj që përcaktimi që shkon më shumë për shtat në këtë moment është: Avokat i vendosur e i palodhur i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
Mbështetja dhe vëmendja e veçantë e gjithë grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian dhe personalisht e z. Pittella për progresin Europian të Shqipërisë, mbështetje që e tregon edhe kjo vizitë e tij në Shqipëri, bëhet akoma më e rëndësishme në këto kohë të vështira për Bashkimin Europian.
 
Për ne shqiptarët, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit, që aspirojnë bashkimin me familjen e madhe evropiane, prezenca e një zëri të fuqishëm në Parlamentin Europian, mbështetës i këtij integrimi si Gianni Pittella, është fat dhe mundësi e madhe. Faleminderit Gianni për mbështetjen që na jep! 
 
Dhe kthehemi këtu në arsyen pse jemi mbledhur sot. Për ta falenderuar Gianni Pittellan për këtë kontribut të dhënë, për këtë mbështetje të dhënë ndaj gjithë shqiptarëve duke i akorduar Çelësin e qytetit tonë, Tiranës.
 
Kuptimi simbolik i dhënies së Çelësit të Qytetit është thënë gati në të gjitha ceremonitë e zhvilluara deri tani, por mua do të më pëlqente që ta përsërisja që Çelësi që ne i japim sot Gianni Pittellas simbolizon lirinë e tij për të hyrë e për të dalë nga ky qytet kur të dëshirojë, si një mik i besuar i të gjithë qytetarëve tanë.
 
Mesazhi i qytetit tonë është: Nga sot e tutje je një nga tanët.
 

pitela
Fjala e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi:
Është kënaqësi e veçantë të mirëprisja në Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak, Gianni Pittelan, një mik i mirë i Tiranës dhe i gjithë shqiptarëve.
 
Sot, ky takim është një mesazh për t’i thënë atij se Tirana e pranon si një nga qytetarët e vet të nderuar.
 
Gianni Pitella është një avokat i palodhur i qytetarëve të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Besoj, ndajmë të njëjtën bindje se çdo politikan dhe qytetar i thjeshtë ndihet mirë që ka në Parlamentin Europian një zë kaq të përkushtuar ndaj aspiratës sonë, për integrim të Shqipërisë dhe mbarë rajonit.
 
Gianni është padyshim një mik i mirë dhe si të gjithë miqtë e mirë ka ditur të japë mbështetjen e tij të pakursyer, por dhe të jetë kërkues, kur është dashur, ndaj Shqipërisë dhe klasës politike.
 
Në disa situata të vështira që vendi ka kaluar, zëri i tij ka qenë mesazh maturie dhe dashamirësie njerëzore, duke ndikuar jo pak që Shqipëria të ndjekë rrugën e duhur. Ai nuk rreshti asnjëherë për të na sjellë shembujt më të mirë të Bashkimit Europian.
 
Në veprimtarinë e tij, Ai ka si busull pikërisht vlerat e vërteta mbi të cilat është themeluar Europa e bashkuar (solidariteti, bashkëpunimi, integrimi). Ai i ka qëndruar fort, besnikërisht atyre, duke mos u lëkundur për asnjë çast, pavarësisht viteve të vështira që po kalon Europa.
 
Është një fat i madh për të gjithë ne shqiptarët, që Europën e kemi objektiv madhor, që në Parlamentin Europian ka zëra që qëndrojnë ende me gjithë fuqinë e mendjes dhe zemrës, idesë dhe idealit të Europës së Bashkuar.
 
Ndaj falënderoj me gjithë zemër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për iniciativën dhe vlerësimin për Gianni Pitellan, qytetarin e nderuar të Tiranës.

pitella
pitella
Foto të tjera

Redaskia online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos