TIRANE - Bashkia e Tiranës ka dhënë sot 45 bursa studimi, për nxënësit që nuk patën mundësi të fitonin të drejtën e studimit në një nga universitetet e vendit, por edhe për studentë që nuk kishim mundësi të vazhdonin më tej studimet e tyre. Kryetari i bashkisë, Lulzim Basha është shprehur se me dhënien e këtyre bursave kemi bërë realitet ëndrrën e jetës universitare për 45 të rinj.
“Sot ka nisur rrugëtimin një ëndërr e bukur për secilën nga zonjushat dhe zotërinjtë që pres në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, pra afro 45 ëndrra, ëndrra e jetës universitare dhe premtimit që sjell përfundimi me sukses i ciklit universitar për shanse më të mira punësimi, mirëqënieje për këta qytetarë të rinj të Tiranës, për familjet e tyre të sotme dhe familjet e tyre në të ardhmen. Unë jam i lumtur që Bashkia e Tiranës ka mundësuar përmes bashkëpunimit me universitetet e kryeqytetit shanset për arsim të lartë, si dhe për master të nivelit të parë dhe të dytë, pikërisht në tre universitete të kryeqytetit, të cilët duhet t’i falenderoj, Universitetin Evropian të Tiranës, Albanian University dhe Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës”, u shpreh Basha.
Më tej Kryetari i Bashkisë, Basha ka garantuar të rinjtë se bashkëpunimi mes Bashkisë dhe tyre sapo ka nisur, pasi do të vazhdojë më tej me stazhe dhe bashkëpunime të ndryshme.
“Këta të rinj ndajnë me Bashkinë e Tiranës dhe me mua si Kryetar i Bashkisë, një partneritet që nis udhëtimin sot, me fillimin e studimeve për ta por që do të vazhdojë gjatë gjithë kohës së studimeve, në formën e stazheve, bashkëpunimeve të ndryshme dhe shpresojmë shumë, edhe pas përfundimit të studimeve, në shanset që do u ofrohen për punësim, pasi ju e dini që përpjekja kryesore e Bashkisë së Tiranës është e orientuar nga rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës, me qëllim kryesor rritjen e mirëqënies dhe veçanërisht shanset për punësim, për rininë e kryeqytetit”, tha kryebashkiaku.
I pyetur për Kartën e Studentit, Basha ka bërë të ditur se aktualisht janë shpërndarë 1000 karta, nga 1200 aplikime. Kryetari i Bashkisë u bëri thirrje të rinjve, të aplikojnë për të përfituar nga lehtësirat që krijon të pasurit e një karte, sikundër garantoi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje edhe me universitetet private, për Kartën e Studentit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com