Aksioni i qeverisë për disiplinimin e konsumimit të ujit të pijshëm, ka vendosur në punë Bashkinë Krujë.
 
Kjo e fundit ka nisur një aksion të gjerë për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme si dhe për mirëmbajtjen e depozitave ekzistuese.
 
ujesjelles

ujesjelles

Nisëm punën në Ujësjellës Kanalizime e vazhdojmë në lagjet ku dhe humbjet e ujit janë më mëdha. I japim fund abuzimit me ujin e pijshëm duke kontrolluar e prerë çdo lidhje të paligjshme ! Vetëm kështu mund të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë banorët e qytetit Krujë, pa harruar edhe mirëmbajtjen e depozitave dhe kolektorëve që ndikojnë në cilësinë e ujit!” - tha kryebashkiaku Artur Bushi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com