TIRANE- Bashkia e Tiranës propozon largimin e kazinove nga qenda dhe grupimin në një zonë të vetme në periferi të Tiranës. Një grup pune është ngritur pikërisht për këtë cështje dhe po shqyrton se cila zonë në periferi të Tiranës do të përdoret për grupimin e të gjitha lojrave te fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Gjithashtu grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të vecantë për lojrat e fatit.
Grupi i punës ka parashikuar kushte shtrënguese, për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës, në zonën ku do të grupohen lojrat e fatit. “Këto masa të parashikuara nga Bashkia e Tiranës, kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe te kriminalitetit te lidhur me kete aktivitet . “- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga bashkia e Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com