TIRANË - Përveç nismës më të fundit për të liruar hapësirat publike, kryebashkiaku i ri Erion Veliaj ka nisur të kujdeset edhe për anën estetike të kryeqytetit.
Pedonalja "Murat Toptani" do të marrë një tjetër pamje falë këtyre 6 ngjyrave që do të përdoren për të dekoruar atë.

Po ashtu punonjësit e bashkisë kanë filluar punën për të lyer stolat e kryeqytetit të cilat po kalbeshin.

Por kryeqytetasit kanë vetëm një kërkesë ndaj kryetarit të ri të baskisë: Mos t’i lërë punët përgjysmë siç ka ndodhur më parë.
Vlerësime ndaj punës së deritanishme të kryebashkiakut Veliaj ka ndarë edhe këshilltari për lulturën, trashëgiminë dhe arkitekturën i kryeministrit Rama, Artan Shkreli.
“Mbresues ritmi i Bashkisë Tiranë...ndërkohë që të zgjedhurit e tjerë merren me emërime e c'emërime, Erioni ka filluar prej dy javësh bonifikimin e kënetës së mpiksur urbane të Kryeqytetit. Filloi sot rehabilitimi dhe punimet mirëmbajtëse të shëtitores në qendrën historike”, - shkruan Artan Shkreli në rrjetin social Facebook ku ka postuar edhe dy foto nga punimet.

Që nga dita që ka marrë postin e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj ka preferuar të zbresë vet në terren për të mbikëqyrur punën për lirimin e hapësirave publike, për pastrimin e kryeqytetit apo edhe për restaurimin e monumenteve të kulturës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO