Bashkia nismë të re, maturantëve
një set me librat e Agollit dhuratë

Bashkia nismë të re, maturantëve<br />një set me librat e Agollit dhuratë
Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër nismë në qendër të së cilës do të jenë nxënësit që përfundojnë gjimnazin.
 
Të gjithë maturantët në përfundim të shkollës do të marrin një set me veprat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, që u nda nga jeta pak javë më parë.

Nisma u prezantua nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet e kryera në shkollën “Sinan Tafaj”. Teksa u ndal te punimet e kryera në palestrën e shkollës, Veliaj u shpreh se krijimi i palestrave në 7 vatra të qendrave komunitare do t'u shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle por edhe të gjithë komunitetit.
 
 “Me 7 palestrat e reja kemi krijuar 7 vatra të qendrave komunitare; do të thotë se pasi mbaron ora e mësimit, mund t’i aksesojë komuniteti. Arsyeja pse këmbëngul te kjo është se nuk mund të kemi një qytet me infrastrukturë dhe pa kulturë. Kultura sportive nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar një orë kohë me top, është një mënyrë për të ndërtuar karakterin, për të luajtur në skuadër, një mënyrë që të mëson si fitohet me përulje, por edhe si humbet me dinjitet”, tha Veliaj.
 
Me projektin e 20 shkollave që Bashkia e Tiranës ka nisur të ndërtojë në kryeqytet, do t’i jepet zgjidhje edhe problemit të mbingarkesës në shkolla dhe mësimit me dy turne.
 
“Me 20 shkollat e reja që bëhen në Tiranë, brenda mandatit “shfryjmë” fluksin që kanë shkollat ekzistuese, duke kaluar vetëm në shkolla që kanë një turn”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se krahas ndërtimit të shkollave të reja, gjatë muajve të verës do të punohet që edhe shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet e tyre.
 
Palestra e shkollës “Sinan Tafaj” është shtruar me parket druri, është vendosur ndriçim, dyer e dritare të reja. Gjiashtu, është bërë rikonstruksioni i plotë i nyjeve sanitare, rrjetit elektrik dhe atij të furnizimit me uji, është vendosur sistem i ri i ngrohjes për shkollën, si dhe sistemi kundra zjarrit.

[gallery]21860[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta