TIRANE - Federata e Transportit kishte lajmëruar që të hënë do të bllokonte linjën Kombinat-Kinostudio. Por kjo deklaratë e tyre duke se ka trembur zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë premtuar se do të japin rrogat për ndërmarrjen e parkut të udhëtarëve.

Zija Hasanaj, Kryetari i Federatës së Transportit është shprehur “ Greva nuk u zhvillua, pasi drejtori i ndërmarrjes nuk pranoi. Sipas tij bashkia u ka premtuar që do t’u japë rrogat. Kjo ka bërë që ata mos të bllokojnë linjën.

Nuk e di a ka qenë kjo arsyeja e vërtetë apo, ndoshta diçka tjetër” shprehet Hsanaj, për “Shqiptarja.com”. Parku i udhëtarëve në Tiranë është e vetmja ndërmarrje sh.a e pa privatizuar në sektorin e transportit urban. 160 punonjësit e kësaj ndërmarrje, për katër muaj nuk kanë marrë lekë, për shkak se Bshkia e Tiranës, nuk ka bërë subvencionim për ndërmarrjan.

Ndërsa vetëm një ditë pas kërcënimit të punonjësve se do të bllokonin linjën Kombinat-Kinostudio, bashkia tha se kishte zgjedhur operatorin e ri që do të mbulonte këtë linjë. Sipas njoftimit të Bashkisë, kompania fituese do të vërë në dispozicion 20 autobusë të rinj.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)