Rama konfirmon në Korçë rikandidimin e Sotiraq Filos, flet edhe për debatet me PD e LSI: Kuvendi, kasolle qensh

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos për kryebashkiak të Korçës edhe për një mandat tjerët katër vjeçar. Gjatë aktivitetit "Bashkia që duam", cikli i ri i takimeve të kreut të qeverisë me qytetarët, Rama tha se kryebashkiaku aktual do kandidojë sërish për të drejtuar qytetin dhe për të qenë ai qytetari i parë i Korçës deri në 2023. Kreu i qeverisë premtoi në Korçë edhe ndërtimin e një materniteti të ri, por edhe të një stadiumi modern. Projekt tjetër strategjik në Korçë është edhe ai për aeroportin, por Rama tha se bashkia mund ta financojë vetë, pasi më parë qeveria do vendosë në punë atë të Kukësit dhe Vlorës. Rama foli edhe për përplasjet e ashpra në Kuvend gjatë të enjteve të fundit, kur e quajti sallën e parlamentit kasolle qensh. Kreu i qeverisë u shpreh se në disa raste edhe maxhoranca është e detyruar të sillet si opozita, ndërsa shtoi se "kush fle me qen, zgjohet me pleshta".  Mes tjerash, shefi i ekzekutivit u ndal edhe te studentët, të cilët siç tha ai do të kenë mundësi  të mira punësimi në administratë dhe kjo do të behët sipas rezultateve që ata marrin. Kjo nismë shtoi Rama, është një tregues se të rinjtë dhe të rejat kanë mundësi për të qenë krenarë me Shqipërinë dhe jo të largohen me pretendimet se vendi i tyre nuk iu siguroi vend pune.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Aeroporti i Korçës/ Filo: Në maj nisin fluturimet e para të karakterit sportiv dhe turistik

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e këtij qarku theksoi se aeroporti i Lumalasit paraqet potencial mjaft të lartë për të filluar fluturimet turistike. “Kemi vendosur një bashkëpunim mjaft të mirë me Federatën e Aeronautikës të Shqipërisë dhe kemi organizuar disa aktivitete. Parashikohet që në muajin maj dhe në rast se do të marrim masat e duhura, në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, do të kemi mundësinë që të sjellim fluturimet e para të karakterit sportiv dhe turistik”, theksoi Filo.

Për të tërhequr sa më shumë turistë dhe të shtojë të ardhurat nga turizmi dimëror, kreu i bashkisë së Korçës theksoi se është hedhur ideja për ndërtimin e një piste më të madhe skish. “Turizmi është një sektor prioritar. Ne kemi një pistë në Dardhë dhe ideja është që të ndërtojmë një pistë me kapacitet të madh, që të ketë mundësi që të akomodojë turizmin dimëror jo vetëm të Korçës, por të gjithë Shqipërisë. Kemi një studim fizibiliteti dhe besoj se me mbështetjen e qeverisë, do ta realizojmë këtë projekt”, theksoi Filo.

Ora 18:09
Rikonfirmimi i Sotiraq Filos/ Rama: Këtë do ta mbajmë në punë këtu, na duhet edhe për ca kohë

Duke konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos për Bashkinë e Korçës edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e tij në krye të bashkisë së qytetit juglindor, por shtoi gjithashtu se kishte edhe disa vërejtje për të. "Këtë do ta mbajmë në punë këtu. Ky të rrijë në punë dhe t’i marrë shënim këto vërejtje por na duhet dhe për ca kohë. Të shkosh mbas atyre është që të kërkosh që ta kthesh atë  që ishte. Në Korçë mjafton të ecësh dhe të kthesh kokën majtas dhe djathtas dhe të krahasosh nga ajo siç ishte me atë që është. Ne nuk e kemi problemin se si të zgjidhemi, por se si të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri që të fitojnë më shumë qytetarët. Dua të kërkoj falje për ditën e enjte. Shkojmë në kasollen e qenve dhe një shprehje thotë: Kush fle me qenin ngrihet me pleshtin”, tha Rama. Deklaratat e tij kreu i qeverisë i bëri nga Korça gjatë takimit të parë publik "Bashkia që duam", një cikël takimesh ky që do shtrihet në të gjithë vendin. 

Ora 17:50
Sherri me PD-LSI në Kuvend/ Rama: Ndjesë për mëkatet tona, por 'kush fle me qenin, gdhihet me pleshtin'

Nga Korça, kryeministri Edi Rama foli edhe për debatet e forta me opozitën në Kuvend javët e fundit. Përpara qytetarëve korçarë, Rama tha se edhe maxhoranca shpesh herë është e detyruar që të sillet si ata brenda sallës së Kuvendit. Rama kërkoi ndjesë për përplasjet e ashpra, por edhe për fjalorin e padenjë nga foltorja e Kuvendit. “Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë “Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin”. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse ‘kush fle me qenin gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe”, tha Rama. 

Ora 17:49
Premtimi i Ramës në Korçë: Maternitet të ri dhe stadium modern

Kreu i qeverisë Edi Rama premtoi në Korçë ndërtimin e një materniteti të ri, por edhe të një stadiumi modern. "Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, do kemi edhe Kukësin me stadium. Ju jeni me fat se duke pasur Elisën deputete, e cila ka dobësi të veçantë për Skënderbeun ka mundësi që pas Kukësit ta ketë radhën stadiumi Skënderbeut. Kemi një plan për rindërtimin e stadiumit. Korça e meriton dhe nuk mundet dot që në gjithë këtë moderinizim, ne të lëmë akoma për një kohë të gjatë stadiumin në atë gjendje që është, që është qesharak. Do investohemi seriozisht për të bërë një stadium model të standardeve të sijes që është vendosur këtu, për çdo ndërtim të ri që bëhet në Korçë", tha Rama.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plasja JU dalte.: 09/02/2019 13:48

    Parlamenti = kompania e landfillit te RAMES DHE METES BASHKEPRONAR. RUCI E KA DHENE ME QERA .£45MIJE JAVA.KANE DHE PALLATIN FREE DHE FUNDJAVAT ME BONUS

    Përgjigju
  • Konjak: 08/02/2019 21:40

    Kasolle qensh!Nese s'do ta dia se kush e tha ,do te mendoja , sulm nga armiku i jashtem!Mirpo ky percaktim, vinte nga brenda;dhe pikerisht nga i pari i vendit!Mir deputetet ne radhe i quajti qen ,po ky zoteri eshte ne krye te tyre nga i bie ,asme shum e as me pak ,por vet ky te jete qen bir qeni.Ka edhe nje thenie ,nga filozofia anonime :DHjam ne lekur te qenit ,e cila do te thot .Deputetet i ka zgjedhur populli, pra populli perfaqsohet nga deputetet,deputetet i zgjidhin hallet popullit,populli eshte nen hien e deputeteve,ose brenda tyre.Pra popullit i bie te jete dhjam ne lekur te qenit.Nga del perfundimi ,-sado i mir te jet populli- ,ne kurr s'do ecim perpara.

    Përgjigju
  • Lalka Radanecit: 08/02/2019 18:48

    Po he bre Lalke beje Korcen Paris te Vogel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja