Rama në Korçë: Pedagogët sharlatanë të ndahen nga studentët, Pakti të implementohet deri në fund

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje gjatë një takimi me studentë ekselentë në Korcë që të luftohet për ndarjen e pedagogëve të nderuar nga ato sharlatanë, ndërsa më tej u kërkoi atyre që të pranojnë dialogimin për implementimin deri në fund të Paktit për Universitetin.

Teksa përmendi plagjiaturën e titujve dhe tregtinë e librave si hapësirat kryesore ku shihet prania e "sharlatanëve", Rama u kërkoi studentëve që të mos heqin dorë nga kërkesa e parashtruar për të verifikuar integritetin e profesionalizmin e pedagogëve.

"Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të paguarit e tarifës përgjysmë për të gjithë, bursat etj janë shtrëngim financiar i shoqërisë, por në këmbim të një arsimi më cilësor, jo vetëm me lehtësim financiar të studentëve. Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi farsa e titujve ekonomik dhe korrupsioni i pedagogëve, tregtia e librave.

Janë mbledhur disa pedagogë që duan abrogimin e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve, kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit. (...) Ne duam që një herë në vit të bëni vlerësim për pedagogët sepse nëse nuk e bëni pedagogët sharlatanë që i kishit ju në qafë, do ua lini në qafë atyre që do vijnë pas jush", u shpreh Rama.

Kreu i ekzekutivit cilësoi më tej se duhet të dialogohet më tepër përsa i takon Paktit për Universitetin, pasi sipas tij vetëm përmes bashkëbisedimit mund të arrihen rezultate.

"Pakti për Universitetin...unë e kam thënë që ditët e para, duhet të flasim. Kjo gjë është shumë përtej asaj që duket dhe këto pika janë të pamjaftueshme. Nëse nuk flasim rrezikojmë të zhbëjmë potencialin e protestës studentore. Deri më tani vetëm nga komunikimi kemi bërë shumë përmirësime të vendimeve sepse në momentin zero ka patur lloj lloj kategori studentësh që s'i kemi marrë parasysh sepse kërkesa ka qenë tepër e përgjithshme", u shpreh Rama duke theksuar faktin se Pakti për Universitetin duhet të implementohet deri në fund.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 08/02/2019 15:16

    A mor karagjoz i lindur. Te gjitha gjerat i ben si te do b...a ty e pastaj ta kane fajin te tjeret. Zhduku fare e keqe se more popullin ne qafe.

    Përgjigju
  • robi: 08/02/2019 14:00

    mendoj qe kryetare e komisionit per vlersimin e pedagogeve te caktohet nga opozita dhe pikerisht stratg'ja nderkombetare, nderplanetare, hapsinore, kozmike me mesatare 6 ne gjimnaz , dhe pa arsimin e larte Kejdi dhembcakallja e leshitdhise se ajo po drejton me sukses hardallosjen e studentave ngelesa neper rruget e Tiranes dhe bllokimn e perkohshem te disa fakulteteve nga disa rrugace qe nuk donin mesim por sorrollatje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit