Rivendoset në kohë rekord memorialin e Mit'hat Frashërit në Parkun e Liqenit, Veliaj: Zero tolerancë për vandalizmin në qytetin tonë

Rivendoset në kohë rekord memorialin e Mit'hat Frashërit në Parkun e Liqenit, Veliaj: Zero tolerancë për vandalizmin në qytetin tonë

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës duke vendosur bustin

Një ditë pas shkatërrimit të Memorialit të Mit’hat Frashërit, simboli i intelektualit të shqua është rikthyer sërish në Parkun e Liqenit.

Bashkia e Tiranës  ka rikthyer memorialin e Mit'hat Frashërit në Parkun e Liqenit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e memorialit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizmin në qytet.

“Rehabilitohet busti i Mithat Frashërit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizmin ne qytetin tonë!

Një pakice e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavarësisë apo Mit'hat Frashëri nuk do t'i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se memoriali i intelekutalit të shquar u shkatërrua një ditë më parë. Pamjet e trishta tregonin bustin e thyer të rënë në tokë, ndërsa ishte shkatërruar edhe pllaka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.

Memoriali i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të vitit 2008. Ndërklohë që busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada.

Mit'hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/12/2022 23:57

    Eshte dhe tradhetari i kombit,mos ja ul,apo moho meritat e fituara.Eshte po ai Mithat qe urdheroi trupat balliste te mos shkrehnin asnje pushke kunder pushtuesve.

    Përgjigju
  • shqioeria shqiptareve-vdekje tradhetareve: 25/12/2022 09:20

    mitat frasheri,,djali i abdyl frasherit,,,qe turqit e internuan sepse donte nje shqiperi te pavarur,,,mitati nenshkrues i deklarates te pavarsise ne vlore me ismail qemalin,,,eshte nderi i kombit ,,,balli i kombit. o komuniste kriminele--hajdute -brekegrisur e ziliqare...///

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2022 01:42

    Jo,z.Veliaj.Zero tolerance per tradhetaret dhe ata qe i presin me ceremoni e u ngrene monumente!

    Përgjigju
  • Tironci: 24/12/2022 22:57

    O Arberor,se pari meso te shkruash gjuhen shqipe pa gabime,se dyti memorialin e Mithat Frasherit e vendosi Edi Rama dhe Jo Salih ish komunisti ! Prandaj vere pak trurin ne pune,se peshon me shume se muskujt ! Tironci

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/12/2022 21:11

    Këtë shëmti kriminale e kan bër nomunistët serbofil TË Edvin shkjaut shqipfolës, e tani kinse ”ne nuk tolerojmë blla blla blla ” …tradhtar TË pështirë

    Përgjigju
  • Natyra: 24/12/2022 18:40

    Mbillni pemë e mos nderto pallate te diga e liqenit,po bëjë park me pemë e stola !

    Përgjigju
  • Jim: 24/12/2022 18:31

    “Ballist o ballist ke qene po deshe kete vertetim ta jap” Eshte fragmenti i nje filmi Shqiptar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'