Bashkia Shkodër letër kreut të ARRSH-së Qendro: Dëmshpërbleni banorët dhe zbatoni ligjin

Bashkia Shkodër letër kreut të ARRSH-së Qendro: Dëmshpërbleni banorët dhe zbatoni ligjin

Bashkia e Shkodrës

Vetëm dy ditë pasi demonstroi shkresat zyrtare për ndërtimin e By-Pass-it perëndimor për Lotin I dhe Lotin II,  Bashkia e Shkodrës i ka drejtuar një shkresë zyrtare drejtorit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.

Në letrën drejtuar Qendros, Bashkia kërkon që ARRSH të përcaktojë detyrimet ligjore që ka ndaj qytetarëve të Shkodrës dhe që të zbatojë ligjin.

Zotit Qendro dhe të gjithë shokët e tij të fshehur pas tij, po ju rikujtojmë edhe njëherë se prioritet mbi prioritetet i Bashkisë së Shkodrës është interesi më i lartë i qytetarëve tanë. Dhe meqenëse na jepet edhe njëherë mundësia, në emër të banorëve të Bashkisë së Shkodrës ju kërkojmë, pa u lodhur aspak të dëmshpërbleni banorët dhe të zbatoni ligjin.

Bashkia Shkodër

Më herët nga Shkodra, drejtori i ARRSH Afrim Qendro tha se fondet janë pezull, pasi u hodh poshtë projekti i parë, i cili gjeti mosdakordësinë e komunitetit, ndërsa për projektin e ri, Bashkia Shkodër nuk po hap dritën jeshile.

Jemi në një ngërç që kryetarja e bashkisë  Shkodër përfundimisht duhet të shprehet nëse është dakord me projektin e ripunuar për të cilin ka rënë dakord në zyrën time. Jemi para dy alternativave , ose të vazhdojmë projektin, ta mbarojmë këtë objekt me përmirësimin që i kemi bërë ose të mbyllim kontratën, sepse buxheti i shtetit, ministria e transporteve  ka parashikuar fonde për këtë by pass. I bëj thirrje kryetares së bashkisë Shkodër të bashkëpunojë me autoritetin dhe përfundimisht ti japin zgjidhje këtij ngërçi.

Afrim Qendro

DEKLARATA PËR MEDIAT E BASHKISË SË SHKODRËS LIDHUR ME BY- PASS-in PERENDIMOR

Bashkia e Shkodrës vetëm dy ditë më parë demostroi me shkresa zyrtare të vëna në dispozicion të medias dhe të publikut të vertetën lidhur me ndërtimin e By-Pass-it përendimor për Lotin I dhe Lotin II. Zoti Afrim Qendro i ARRSH-së, në zbatim të misionit politik që ka marrë përsipër, sot ka shpërndarë një tjetër fletushkë- deklaratë për të vijuar mbjelljen e mjegullës tek shkodranët.

Drejtori Qendro, pa u zgjatur aspak sepse “fjalët e shumta janë fukarallëk” themi ne në Shkodër:

1. Na trego se kur është depozituar në Bashkinë e Shkodrës projekti përfundimtar për Lotin II, me përfshirjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara nga qytetarët në degjesën publike të datës 02.11.2017?! Na thuaj vetëm numrin e protokollit, datën se kur është dorëzuar dhe në cilën zyrë të Bashkisë së Shkodrës? Sepse në datën 10.11.2017 që ju i servirët publikut, nuk ekziston asnjë shkresë në protokollin e Bashkisë Shkodër. Megjithatë, provojeni përsëri...me një datë tjetër e mos u tallni!

2. Ju kërkoni që Bashkia e Shkodrës të shprehet dhe kjo është më shumë se cinike. Për çfarë mund të shprehet Bashkia dhe mbi ç’bazë kur ju nuk keni depozituar asnjë projekt?!

Zotit Qendro dhe të gjithë shokët e tij të fshehur pas tij, po ju rikujtojmë edhe njëherë se prioritet mbi prioritetet i Bashkisë së Shkodrës është interesi më i lartë i qytetarëve tanë. Dhe meqenëse na jepet edhe njëherë mundësia, në emër të banorëve të Bashkisë së Shkodrës ju kërkojmë, pa u lodhur aspak:

1. Dëmshpërbleni banorët të cilëve u janë marrë pronat për interes publik në By- Pass-in e Shkodrës, Loti I. Ose të paktën, pranojeni publikisht se nuk keni para të planifikuara për shpronësimet në këtë vepër publike. Sepse realisht nuk keni asnjë kacidhe.

2. Dërgoni zyrtarisht në Bashkinë e Shkodrës projektin përfundimtar për Lotin I, ku të jenë të përfshira dhe të zgjidhura shqetësimet e shprehura nga banorët në degjesën e datës 02.11.2017.

3. Hartoni një projekt për Lotin II të By- Pass-it, dërgojeni zyrtarisht në Bashkinë e Shkodrës. Do të bëjmë një dëgjesë me qytetarët dhe vetëm pasi të përfshihen shqetësimet dhe propozimet e tyre në projekt nga ana e ARRSH-së, Bashkia e Shkodrës do të shprehet.

4. Largoni malin me zhavorr nga Pedonalja e Molos në afërsi të Urës së vjetër të Bunës, i cili ka dëmtuar e vazhdon të dëmtojë ekosistemin liqenor dhe imazhin e njërës prej zonave më të bukura të Shkodrës.

5. Depozitoni në Bashkinë e Shkodrës lejen e ndërtimit dhe dokumentacionin teknik të projektit të Lotit I, për t’u futur kështu brenda ligjit sepse vazhdoni të punoni në shkelje flagrante të ligjeve të Shqipërisë.

Në mbyllje, në pritje të plotësimit nga ana e ARRSH-së të detyrimeve ligjore që ka ndaj shkodranëve dhe Bashkisë së Shkodrës, në emër të banorëve të Shkodrës, ju kërkojmë publikisht të reflektoni sepse nuk po ju kërkojmë asgjë më shumë: Vetëm zbatimin e ligjit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 14/09/2018 18:06

    Meqe zonja Ademi ka si motiv te punes interesin e qytetareve , atehere mos behet fare by pasi qe ja qe ne 2011 qe ja fillu . Keshtu beri dhe ne stadiumin , kur UEFa kerkoi pastrimin rreth e qark tij .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja