Halim Kosova pritet që të jetë kandidatura e opozitës për Bashkinë e Tiranës duke lënë kështu edhe mandatin e deputeti. Vendimi që pritet të zyrtarizohet në orët e pasdites së sotme konfirmohet për A1 Report nga burime brenda Partisë Demokratike.
 
Gjinekologu Halim Kosova ka qenë edhe ministër i shëndetësisë në mandatin e dytë të qeverisë Berisha. Por koha e qëndrimit të tij në këtë post s’ka zgjatur më shumë se pak muaj, pasi u emërua ministër vetëm pas prishjes së koalicionit PD-LSI para zgjedhjeve të qershorit 2013.
 
Vijon...
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)