Bashkia Tiranë, ja 3 kategoritë e 
gjobave për biznese dhe qytetarët

Bashkia Tiranë, ja 3 kategoritë e <br />gjobave për biznese dhe qytetarët
TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mes debateve projektvendimin për gjobat në kryeqytet. Janë tri kategori gjobash, duke filluar nga ndotja, për ata që dëmtojnë hapësirat publike deri tek personat që ndërhyjnë në tubacionet e ujit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se gjobat janë unifikuar dhe se janë 99% e qytetarëve që e mirëpresin këtë nismë.

“Propozimi ynë ka qenë ky që të gjitha gjobat e Tiranës të unifikohen në gjoba të maksimumit që lejon ligji, ai që u votua në mazhorancën tuaj në 2010-ën. Dhe ajo që kemi bërë është që të gjitha gjobat i kemi çuar në nivelin maksimal. Pse i bëjmë ne këto? Për 1% të qytetarëve që i dëmton, edhe t’i paguajë. Deri më sot kjo bashki ka funksionuar me të tjera rregulla, 1% bën pis, 99% paguan. Dikush ndërton pa leje, 99% të tjerët paguajnë”,- tha Veliaj. 

Çështja e gjobave u kthye në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Bashkiak. Përfaqësuesit e opozitës kërkonin që ky projektvendim të mos kalonte për miratim për shkak se më herët nuk ishte miratuar nga komisioni juridik i bashkisë. Debati shkoi deri në akuza personale, ndërsa Veliaj u ka kujtuar këshilltarëve të opozitës se nuk përdor më makinën e Bashës, të cilin sipas tij, ja ka dhuruar ish-kreut të bashkisë.

“Nuk e kam Benzin luksoz që kishte Basha, kam marrë një makinë hibride. E kam kthyer Benzin e Lulzim Bashës, ta marri ta gëzojë. Ia kam dhuruar atij personalisht. Shkuam nga Benzi 200 mijë euro në makinë hibride”, -përmendi kryebashkiaku Veliaj.

Projektvendimi për gjobat është miratuar me të gjitha votat e mazhorancës, ndërsa opozita ka kundërshtuar ashpër këto masa që pritet të zbatohen në Tiranë.
 
Pallatet
Projektvendimi për kalimin e digës së Liqenit në varësi të Ujësjellës-Kanalizime ka sjellë një tjetër debat në këshillit. Opozita u kujtoi Veliajt se “po rimerr digën që ish-kryebashkiaku Edi Rama, sot Kryeministër, përmbyti një lagje të tërë”. Ndërsa Kreu i Bashkisë u tha këshilltarëve të majtë se ata nuk e kanë hallin tek diga, por tek pallatet që Partia Demokratike do të ndërtojë tek Liqeni. “Ju mbroni pallatet e Partisë Demokratike. Administrata e kaluar do të mbahet mend, pasi dha lejë ndërtimi tek Liqeni. Ne do të ndërhymë tek ajo zonë për ta mirëmbajtur pasi siç dihet, digat kërkojnë një kujdes të veçantë” – u shpreh veliaj.
 
Uji
Kryebashkiaku bëri të ditur se dje Bashkia e Tiranës ka qënë pa ujë, si dhe disa lagje të tjera për shkak të keqmenaxhimit nga ish-administrata. Sipas tij do të ndërhyet pasi rreth 70% e ujit humbet. Veliaj tha se vetëm në tubacionet e Kamzës humbet 35% e ujit që duhet të vinte në Tiranë.

“Ujësjellës Kanalizime Tiranë është në një situatë alarmante, pasi nuk është e aftë që të funksionojë duke sjellë për pasojë mungesën e ujit për shumë lagje në Tiranë.  Sot(dje), godina e Bashkisë së Tiranës nuk furnizohet me ujë, por edhe Yzberishti, Rruga e Elbasanit dhe shumë lagje të tjera. Ujësjellësi është i paaftë që të bëjë detyrën e tij, prandaj dua t’i dal garant me 4 njerëz që janë më të aftë se financieri i PD. Pas çdo faturisti të UKT është një deputet i PD, ndërsa rrjeti i ujësjellësit është degraduar plotësisht”- theksoi kryebashkiaku.

Gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli Bashkiak miratoi vendimi për shpërndarjen e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, dhe vendimin për caktimin Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të përfaqësuar në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të shoqërisë sh.a “Ujësjellës Kanalizime” Tiranë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara