Kandidati i mazhrorancës për Bashkinë e Tiranës,Erion Veliaj prezantoi dje 61 kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak. Veliaj i konsideroi të gjithë këshilltarët si stafin e tij të punës me të cilin do t’i rikthej qytetarëve Bashkinë e Tiranës dhe do të realizojë premtimet e tij. Duke akuzuar kryebashkiakun aktual, Lulzim Basha, kandidati i PS-së denoncoi faktin se zyrat e bashkisë janë kthyer në zyra të Partisë Demokratike.
“Zyra e Bashkisë është kthyer në zyrë partie. Në bashkinë e Tiranës nga i pari tek i fundit asnjë se di rolin që ka për Tiranën. 4 vite qyteti i lënë në harresë, ekipi pa kapiten. Nga Basha tek punonjësi më i fundit se di misionin e vet. Ne besojmë në një parti ku secili e di qëllimin e vet. Për një Tiranë europiane. Çdo njeri, punonjës i Bashkisë të kuptojë që ne duam një ekip”, u shpreh Veliaj. Duke theksuar faktin se në listën me kandidatë 50% e tyre janë femra, kandidati i mazhorancës bëri humor edhe me prezencën në lista të gjinekologut Orion Glozheni.
"Dua që të mirëpresim me një duartrokitje në PS, doktor Orion Gliozhenin, një gjinekolog i shkëlqyer dhe i njohur i qytetin tonë. Po bëja shaka me doktor Gliozhenin se të paktën tani e kemi të garantuar që të paktën një gjinekolog do të futet në bashki", tha Veliaj. Gjatë prezantimit të djeshëm Veliaj mori mbështetjen edhe nga kryetari i PS-së së Tiranës, Sajmir Tahiri. Ministri Tahiri e konsideroi Veliajn si kandidatin e duhur dhe më të mirin që mazhoranca mund të kandidonte në këto zgjedhje. “Erjon Veliaj është një kandidat pa asnjë dyshim fituesi për bashkinë e Tiranës. Këto zgjedhje është kollaj të marrin natyrë politike. Por qytetarët duhet të dinë se politika mbaron aty ku fillojnë hallet e vërteta të qytetareve”, u shpreh Tahiri.
Ndërkohë që mbështetjen më të madhe kandidati i mazhorancës e mori nga deputeti Pandeli Majko. Përmes batutave Majko shprehu bindjen se Erion Veliaj është një kandidaturë fituese në zgjedhje, por nisur nga etiketimi i Tahirit si kapiten të ekipit të PS-së për Tiranën. “Padiskutim kandidati ynë fitimtar në datën 21 qershor. Në raste të tilla ca gjëra thuhen, ca gjëra nuk thuhen. Por kapiteni i skuadrës nuk ishte Saimir Tahiri. Kapiteni i skuadrës ishte dikush tjetër. Në kohë fushate kapiten jam unë, pastaj vimë në pushtet dhe ndërrojnë gjërat.Këta socialistët e mi të vjetër më kuptojnë shumë mirë mua për çfarë e kam fjalën”, u shpreh me të qeshura deputeti Majko.
Megjithatë në fjalën e tij, Majko kërkoi bashkëpunim mes Veliajt e Tahirit duke e krahasuar këtë dyshe të ngjashme me atë të viteve më parë Majko-Meta. “Erjoni dhe Sajmiri janë një dyshe e padiskutueshme. Mua më kujtojnë veten dhe Ilir Metën. Pavarësisht gabimeve që ne bëmë, sot jemi përsëri bashkë. Ju keni të drejtë të përfitoni nga ato që nuk kanë shkuar me dyshen tonë”, deklaroi Majko.
(v.gj/shqiptarja.com)
Lajmi u publikua sot(10.05.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
/Shqiptarja.com