Bashkia Tiranë: Përbaltja, nuk e
mbulon paaftësinë e Edi Ramës

Bashkia Tiranë: Përbaltja, nuk e<br />mbulon paaftësinë e Edi Ramës
TIRANË - “Përbaltja dhe sulmi politik ndaj Bashkisë së Tiranës nuk e mbulon paaftësinë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij që ka zhytur vendin në varfëri dhe papunësi.”- ky ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës pas deklaratës të drejtorit të Zyrës kombëtare të Punës.
 
Genc Kojdheli më herët u shpreh se Bashkia e Tiranës prej 4 muajsh nuk ka ofruar asnjë vend të ri pune, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.  
 
Në deklaratën e tyre thuhet se përbaltja dhe sulmi politik ndaj Bashkisë së Tiranës nuk e mbulon paaftësinë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij që ka zhytur vendin në varfëri dhe papunësi.
 
“Ajo që deri dje për Edi Ramën ishte e panjohur, nxitja e punësimit nga Bashkia, sot është kthyer në qendër të prioriteteve të Bashkisë.”- thuhet më tej në reagimin e Bashkisë.
 
Sipas Bashkisë ky institucion në afro 3 vjet, ia ka dalë të stimulojë dhe hapë rreth 25 mijë vendeve të reja pune dhe se mijëra të tjerë do të hapeshin me investimet strategjike që bllokoi Edi Rama.
 
Më tej në deklaratë thuhet se i vetmi shërbim që qeveria u ka bërë qytetarëve të Tiranës është bllokimi, bllokim i buxhetit, bllokim investimesh në rrugë, kopshte, shkolla etj, bllokim i strehimit, bllokim i varrezave.
 
“Pa asnjë dyshim, faturën e këtij bllokimi do ta paguajë vetë Edi Rama, nëpërballjen e ardhshme politike.”-theksohet në deklaratën e Bashkisë Tiranë.
 
Deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'