Bashkia Tiranë, në një vit janë shtuar 9.495 biznese të reja

Bashkia Tiranë, në një vit janë shtuar  9.495 biznese të reja

Bashkia e Tiranës

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës deklaron se në fund të gjysmës së parë të këtij viti regjistroheshin 112.410 subjekte kryesore dhe dytësore që ushtojnë aktivitet në zonën që mbulon Bashkia e kryeqytetit.

Nga këto, 93.241 janë biznese kryesore dhe 19.169 janë biznese dytësore, të cilat janë në pronësi tëpersonave apo shoqërive, të cilat kanë edhe një sipërmarrje tjetër. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 47.580, janë biznese të vogla, ndërsa pjesa tjetër janë biznese të mëdha.

Krahasuar me periudhën janar - qershor 2017, rezulton se kryeqytetit i janë shtuar këtë vit në gjashtë muaj 9.495 biznese. Pjesa më e madhe e këtyre njësive operojnë në dy fusha kryesore: “shitje me pakicë” dhe “njësi shërbimi”, ndërsa numrin më të vogël e zënë ambulantët, me vetëm 131 subjekte.

Sa u përket bizneseve të reja, të hapura gjatë gjysmës së parë të vitit, regjistrohen mbi 4 mijë subjekte, ndërsa në të njejtën kohë rezulton të jenë mbyllur 2.000 të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare