TIRANE- Në Tufinë ka nisur ndërtimi i varrezave murale, dhe sipas projektit brenda vitit parashikohet që kryeqyteti t’i ketë këto varreza gati. Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës pohojnë për “Shqiptarja.com” se një kompani private ka fituar tenderin, dhe parashikohet ngritja e dy godinave të këtyre varrezave, të cilat do të jenë përballë njëra tjetrës, pikërisht në hyrjen kryesore të varrezave të Tufinës. Për këtë hapësirë, Drejtoria e Shërbimit Funeral ka marrë një shkresë ku i është kërkuar të mos kryejnë varrime në zonën që njihet edhe si hapësira e parkimit, e cila ndodhet në krahun e majtë të hyrjes kryesore.
Sipas burimeve, aktualisht është duke u punuar për rikonstruksionin e gjithë sipërfaqes së varrezave, ndërkohë që faza e dytë do të jetë ajo e ndërtimit të varrezave murale. Sipas të dhënave aktualisht ka mbaruar azhornimi në terren i projektit, në mënyrë që të merren të gjitha informacionet dhe të përshtaten të gjitha punimet ndërtimore për zgjerimin e varrezave në Tufinë. Më pas do të nisë ndërtimi i varrezave murale të cilat parashikohen të jenë kuti me përmasa 40 cm me 70 cm.
Projekti i varrezave murale ka një kosto prej 153 milion lekë që do të përballohen nga Bashkia e Tiranës me buxhetin e vitit 2014. Por, nga ana tjetër nga Bashkia e Tiranës, në buxhetin afatmesëm 2014-2016 është parashikuar një fond prej 176.474866 lekë për rehabilitimin dhe zgjerimin e varrezave publike në Tufinë. “Varrezat publike të Tufinës, sipërfaqet ekzistuese kanë nevojë për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të cilat janë të dëmtuara, po kështu edhe bordurat kufizuese të cilat në disa segmente mungojnë plotësisht.
Mungojnë edhe kanalizimet anësore të rrugëve të brendshme gjë që sjell problem në kohë reshjesh” thuhet” thuhet në relacionin shpjegues të buxhetit. Por, problematika të tjera do të mbulohen me këtë fond, pikërisht gjelbërimi i cili është shumë i ulët dhe në sheshet kryesore paraqitet i dëmtuar. “Rikonstruksioni parashikon rikonstruksionin e rrugëve të brendshme, kompletimin me elementë të mobilimit urban, sistemim gjelbërimi në sheshet kryesore.
Zgjerim i sipërfaqeve ekzistuese sipas planifikimit vjetor, ndërtimi i infrastrukturës së sipërfaqeve të vogla” thuhet në projektin e bashkisë i cili justifikon edhe shpenzimin e parave. Ky fond i parashikuar nga Bashkia e Tiranës është si për rehabilitimin e varrezave të Tufinës ashtu edhe për ndërtimin e varrezave murale. Ngritja e varrezave murale pritet që të hapë një sipërfaqe të madhe në sipërfaqen e varrezave që vendosen në tokë, me afërsisht 7 parcela. Ndërkohë që parcela të reja do të hapen edhe me shpronësimin e 26 000 m2 në, shpronësim i cili u bë vetëm 10 ditë më parë nga qeveria.
Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02