Bashkia Tiranë nismë të re,Teatër
Shëtitës të Kukullave nëpër lagje

Bashkia Tiranë nismë të re,Teatër<br />Shëtitës të Kukullave nëpër lagje
TIRANË-Kjo pranverë i ka gjetur fëmijët e kryeqytetit me më shumë mundësi për argëtim.
 
Krahas krijimit të këndeve sportive dhe të lojërave, Bashkia e Tiranës ka menduar që të tregojë kujdes edhe për edukimin e të vegjëlve me dashurinë për artin dhe të bukurën.
 
Teatri Shëtitës i Kukullave i Bashkisë së Tiranës ka nisur një tur shfaqjesh në lagje të ndryshme të kryeqytetit ku fëmijët do të mund të ndjekin pa asnjë pagesë personazhet e tyre të dashura të përrallave.
 
“Sa u kënaqën engjëjt e kopshtit Avatar në Laprakë! Kolegët tanë të Teatrit Shëtitës të Kukullave po shkojnë lagje më lagje këtë pranverë për më shumë lojë dhe energji pozitive. #Tirana #Argëtim #Fëmijët”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në postimin tij në Facebook.
 
Kjo nismë ka gjetur përkrahjen e të gjithë banorëve, të cilët kanë mbushur sheshet së bashku me fëmijët e tyre.

[gallery]21641[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit