Bashkim Fino: Federata e
futbollit ka nevojë për ndryshim

Bashkim Fino: Federata e<br />futbollit ka nevojë për ndryshim<br /><br>
Kandidati për postin e FSHF-së, Bashkim Fino,ka refuzuar idenë se ai ka ardhur falë lobingut të Partizanit dhe miqësive që ka me drejtuesit e këtij klubi.

“E keni gabim, nuk më ka sjellë këtu Olsi Rama dhe presidenti i Partizanit. Të ishte ashtu minimalisht duhet të më kishin propozuar. Mua më kanë propozuar shumë miq, vij nga një grupim më i gjerë i shumë klubeve dhe në mënyrë juridike, formale, jam propozuar nga dy klube të rëndësishme  si Lushnja dhe Flamurtari. Formalisht nuk më ka propozuar Partizani, nuk mund të them se vij si lobing prej tij.

Nëse fitoj, në presidencën time nuk do të ketë asnjë ekip të favorizuar nga lobimet. Nisa këtë rrugë se futbolli shqiptar kishne nevojë për një alternativë të re, dhe pas një konsumimi 16 vjeçar të presidentit aktual. Futbolli ështrë mision public ka nevojë për një menaxhim më të pastër.ka nevojë për një ndryshim drastic të federatës së futbollit”, është shprehur Fino.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin