Bashkimi Evropian fitoi çmimin Nobel i Paqes për rolin që ka luajtur për bashkimin e këtij kontinenti. Duke pranuar faktin se tanimë vendet e bllokut të BE-së po kalojnë momente të vështira si pasojë e krizës ekonomike, komiteti norvegjez i çmimit Nobel tha se uron që ky vlerësim t'u shërbejë për ngritjen e moralit.
Në motivacionin e çmimit, Komiteti vlerësoi 27 vendet anëtare të BE-së për rindërtimin e tyre pas Luftës së Dytë Botërore si dhe rolin e luajtur në përhapjen e frymës së stabilitetit, kryesisht drejt vendeve të ish regjimit komunist pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.
Në tërësi konstatohet se Bashkimi Evropian ka ndihmuar në trasformimin e Evropës nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje. Hera e fundit që çmimi i paqes shkoi për një organizatë ishte në vitin 1999 kur ai ju dha "Medicins Sans Frontieres".
Presidenti i Komitetit të Paqes, Thorbjoern Jagland, theksoi rolin e madh të BE -së në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai nuk la pa përmendur mbështetjen që i ka dhënë ky bashkim vendeve si Spanja, Portugalia dhe Greqia, përtej rënies së regjimeve të tyre autoritare pas viteve 70.
Jagland u shreh gjithashtu se tashmë puna e madhe e pajtimit të BE-së është përqëndruar në vëndet e Ballkanit, duke përmendur Kroacinë e cila është në prag të anëtarësimit. Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Evropian, u shpreh se ishte thellësisht i prekur dhe i nderuar për vlerësimin me këtë çmim. Çmimi i cili kap vlerat prej 1.2 milionë dollarë do të prezantohet në Oslo me datë 10 dhjetor.
ASHTON: E LUMTUR PER MIRENJOHJEN NDAJ BE
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton vlerësoi Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2012 dhënë Bashkimit Evropian.
“Jam e lumtur për lajmin se Bashkimi Evropian ka marrë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2012, si mirënjohje për punën e tij për pajtimin, demokracinë, nxitjen e të drejtave të njeriut dhe zgjerimin e zonës së paqes dhe stabilitetit në mbarë kontinentin.”, - lexohet në deklaratën për shtyp të delegacionit të BE-së në Tiranë.
“Në vendet e Bashkimit Evropian, armiqtë historikë janë bërë partnerë dhe miq të ngushtë. Jam krenare që jam pjesë e vazhdimit të kësaj pune. Krijimi i Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian na ka mundësuar zhvillimin e një përqasjeje gjithëpërfshirëse për t’i promovuar më mirë vlerat thelbësore të Evropës nëpër botë. Unë do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për ta çuar përpara këtë proces.”, u shpreh Catherine Ashton.
(ed.ka/sf/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

HISTORIK I BASHKIMIT EVROPIAN